Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qendron në një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi. Ai dje me nderime më të larta shtetërore u pritet nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Poashtu dje kishte takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq si dhe kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq,.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidenti i Shqipërisë vizitojë Katedralen e Shën Pjetrit dhe Kryepeshkopinë e Tivarit, shkruan Ulqini Online.

Poashtu sot, ditën e dytë, pas vizitës në qytetin e vjetër të Ulqinit, presidenti Meta kishte një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

”Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të ngrohtë e vëllazëror me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, me përfaqësuesit e të cilit patëm një bisedë të hapur mbi shqetësimet dhe nevojat që kanë.
I ftova që pavarësisht dallimeve politike të bashkëpunojnë më ngushtë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe të forcimit të pozitave të tyre, për t’i shfrytëzuar plotësisht hapësirat që janë krijuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe si një vend që po përparon me sukses në negociatat për anëtarësim në BE.
Vetëm në këtë mënyrë këto troje nuk do braktisen nga shqiptarët, sidomos nga të rinjtë, që me mundësitë e reja meritojnë të jetojnë aty dhe të kenë një të ardhme më të mirë”, shkruan Meta në një postim të tij.

Meta mbrëmë kishte edhe një takim me subjektet shqiptare në Tuz.

By admini