Gazetarja Dafina Halili është fituese e sivjetme e çmimit “Rexhai Surroi” për gazetari, me storjen “Të marrësh udhën e gjatë drejt drejtësisë”, të publikuar në revistën K2.0.

“Të marrësh udhën e gjatë drejtë drejtësisë” ose “I mbijetuari i krimeve të luftës në Kosovë kërkon drejtësi në gjykatat serbe”, është një temë aq e ndjeshme, aq edhe plagë e pashëruar e shumë të mbijetuarve të tragjedive nga vitet e ’90-ta në Kosovë, një dramë njerëzore që nuk e lë askënd indiferent”, thuhet në arsyetimin e jurisë për këtë çmim.

Masar Shporta nderohet me mirënjohje për vepër jetësore

Profesori Masar Shporta është nderuar me mirënjohje për vepër jetësore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetari dhe letërsi “Rexhai Surroi”.

“Do të doja të falënderoja grupin Koha, familjen time, miqtë e mi. Përshëndes edhe shokët e mi të gjeneratës së parë historike të gjuhës tonë të bukur shqipe. E njëri prej tyre ishte shoku im i pandashëm, Rexhaiu”, ka thënë Shporta derisa ka pranuar këtë mirënjohje.

Në vitin 2017, fituese e çmimit “Rexhai Surroi” ishte gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj me serinë e shkrimeve: “Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve”, shkruan koha Net.

Gazetarja Dafina Halili është me origjinë nga Ulqini.

By admini