Agjencia për Zhvillim Rajonal Ulqin Biznes – Asociacioni ka realizuar aktivitetin përfundimtar të projektit “Sektori i fuqishëm civil i Ulqinit për një mjedis më të mirë”, të hënen më 24.12.2018.

Gjatë këtij aktiviteti u vendos të formalizohet Platforma e cila ka qenë më parë e përcaktuar dhe anëtarët e Platformës marrin përsipër të bashkëpunojnë kur është fjala për çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit në komunën e Ulqinit. Platforma është projektuar si një rrjet i hapur për monitorimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e përfaqësimit dhe promovimit të mjedisit në Ulqin. Organizatat që mbështesin këtë Platformë besojnë se përfshirja aktive e përfaqësuesve të shoqërisë civile në proceset mjedisore kontribuon në një status më të mirë në këtë fushë. Deri më tani, Platforma është mbështetur nga 9 organizata, ndërsa pritet që dhe të tjerat të bashkohen.

Gjatë kësaj ngjarjeje u prezantua Raporti mbi zbatimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2015 – 2020  me një fokus të veçant në mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e projekteve në këtë fushë. Raporti përfshinte informacion mbi zbatimin e projekteve në fushën e mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe trashëgiminë natyrore dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u prezantua dhe publikimi i shembujve të mirë në praktikën e shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes që ka për qëllim që përmes shembujve praktik të arrihen rezultate të lakmueshme nga sektori civil. Ky botim mbuloi shembuj të praktikës së mirë nga Mali i Zi dhe nga vendet e rajonit.

Ky projekt u mbështet nga Programi i Grantit “Komuniteti im – një komunitet i fuqishëm”, i cili është pjesë e projektit me të njëjtin emër. U financua nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, në kuadër të programit IPA për zhvillimin e shoqërisë civile në vitin 2016 për Malin e Zi dhe implementuar nga Qendra për Zhvillimin e OJQ-ve (CRNVO) në partneritet me OJQ, Shoqata për Zhvillimin e Shoqërisë Civile nga Bijelo Polje dhe Zona Aktive nga Cetina.

By admini