KRYETARI I KKSH-SË FAIK NIKA URON BESIMTARET E KONFESIONIT KATOLIK ME RASTIN FESTËS SË KRISHTLINDJEVE.

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik Ju uroj gëzuar Krishtlindjet, kështu thuhet në urimin e kryetarit të KKSH z. Faik Nika.

Të nderuar besimtar, të nderuar shqiptar kudo që ndodheni, festat fetare janë momentet më të mira, për të përcjellur respekt, dashuri e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve, uroj që kjo traditë të vazhdoj përgjithmonë.

Urojmë që në familjet Tuaja të keni paqe, shëndet, begati e harmoni, për të cilat kemi nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër”. 

Gëzuar të gjithëve për shumë mot!, përdundon urimi.

By admini