Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave ka shpallur konkursin e I-rë për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2015.
Fondi do të financojë dhe bashëfinancojë projektet për vitin 2015 të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e specifikave nacionale dhe etnike të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera pakicë, të cilat realizohen në Mal të Zi, në fushat e mëposhtme:
1. Ruajtja dhe zhvillimi i veçorive nacionale, gjegjësisht etnike;
2. Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit dhe trashëgimisë kulturore;
3. Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit gjuhësorë;
4. Ruajtja dhe avancimi i identitetit fetarë;
Për më shumë informacion në lidhje me konkursin mund të vizitoni faqen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, www.fzm.me.