Ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm i Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq pati një takimin ditën e enjte me me zyrtarin e Komisionit evropian në Drejtorinë për zgjerim Dirk Lange.
Në mes të tjerave të të dy zyrtarët diskutuan edhe për nevojën për të mbrojtur zonën e Kripores së Ulqinit. Ministri Gvozdenoviqa ka potencuar se kohëve të fundit janë intensifikuar aktivitetet për mbrojtjen e kësaj hapësire, dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është formuar një ekip i përbashkët me qëllim që të gjitha çështjet rreth këtij problemi të zgjidhen, mësohen nga ministria përkatëse.
Në parim është dakorduar edhe një vizitë e përbashkët që do i bëhet Kripores me përfaqësues të Komisionin Evropian gjatë vizitës së tyre në Mal të Zi në qershor të këtij viti.