Policia e Ulqinit arrestoi K.N. (54) nga Kosova për shkak të dyshimit se në shtator të këtij viti në lokalitetin Bashbylyk shkaktoi një zjarr që rezultoi në shkatërrimin e përhershëm të rreth 1,000 ullinjëve qindravjeçarë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, mësohet nga Drejtoria e Policisë.

Zjarri i shpërthyer në Bashbylyk me 26 shtatorë të këtij, ku numri i ullinjëve të shkrumuar ishte mbi 1000, kishte shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

By admini