Për nder të festave të nëntorit maratonisti nga Kosova Bekim Fetahu do të vrapojë në Maratonën e Pavarësisë Ulqin – Shkodër.
Bekimin për këtë e ka pritur në zyrën e tij kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Fetahu nga Haradinaj ka marr një flamur të Kosovës si përkrahje dhe për t’i bërë të drejtës për lëvizje të lirë.
Për këtë takim kryeministri ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook:
Postimi i Haradinajt:
Bekim Fetahu do të vrapojë nga Ulqini në Shkodër për nder të festes së Flamurit dhe për sensibilizimin e publikut të gjerë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, maratonistit tonë i dhurova flamurin e Kosovës si përkrahje në kauzën e tij të nëntorit, për t’i bërë jehonë të drejtës sonë për lëvizje të lirë.
RH