Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dominoi totalisht transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e plej ofit që do ta cojë në kampionatin europian.
Përballja në grupin 3 të ligës D foli më së shumti për skuadrën e Kosovës, e cila meritoi një sukses edhe më të thellë në stadiumin Ta’ Kali.

Nga ana tjetër Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza në historinë e kombëtares sonë.
Gjatë pjesës së dytë i gjithë stadiumi thërriste trajnerin italian të kombetares shqiptare Panuçi për tu larguar nga pozita që mban i cili nuk arriti të vazhdonte punën e mirë të paraardhësit po italian Xhiani de Biazi.

By admini