Foto: I. Çapuni

Ansambli i këngëve dhe i valleve “Isuf Myzyri” nga Elbasani ka marrë çmimin e parë në festivalin dyditor “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, ndërsa ansambli “Marinarët nga Ulqini” është renditur i dyti dhe pas tij ansambli “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

Ky festival, që është mbajtur për herë të parë në qytetin e vjetër, sipas organizatorëve, ka bashkuar tetë ansamble këngësh nga viset shqiptare. Pas paraqitjes së të gjitha ansambleve, festivali është mbyllur të enjten mbrëma.

informatorin e festivalit shkruan se ky festival është ideuar nga shoqëria kulturo-artistike “Agimi” dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Komunës së Prizrenit dhe donatorë të tjerë, shkruan kultplus.

“Interesimi për këtë festival ishte i jashtëzakonshëm, për çka një numër i madh i dashamirëve të këngës dhe vlerave të mirëfillta muzikore mbetën jashtë salle”, thuhet në informatorin e festivalit, në saje të së cilit është bërë thirrje për investime në objekte reprezentative kulturore në Prizren.

Aty theksohet se në natën e parë të festivalit në skenë janë paraqitur SHKA “Agimi”, “Marinarët” nga Ulqini, “Dogru Yol” nga Prizreni dhe “Tirana Folk” nga kryeqyteti i Shqipërisë, shkruan KohaDitore.

By admini