Ditën e shtunë me 17 Nëntor me fillim në ora 13:00 luhet ndeshja e xhiros të XVIIt-të të ligës së dytë të të futbollit të Malit të Zi. Në stadiumin Olympic Otrant do të pres ekipin e KF Mlladost Leshkopole i cili ndodhet në pozitën kryesuese. Mbas 6 fitoreve rradhazi lojtarët tanë më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozave ulqinakë.
”Ju ftojmë të merrni pjesë ne nje numër sa më të madh dhe së bashku të jemi lojtari i 12 i djelmoshave tonë”, kështu thuhet në një kumtesë nga udhëheqësia e Otrant Olimpik.
Nga ana tjetër ka disa ditë që futbollit e sidomos ekipi i Otrantit është bërë temë e e sportdashësve në qytetin e Ulqinit e kjo sidomos pas 6 fitoreve radhazi. Në qytet vërehet një interesesim i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje dhe ulësat e fushës në stadiumin e Olimpikut do të jenë të mbushura plot e përplot.