Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve, në mbledhjen zgjedhore të Kuvendit të Akademisë, që do të mbahet më 18 dhjetor, do të zgjedhë anëtarë të rinj të jashtëzakonshëm, të rregullt dhe të huaj.

Bie në sy se kandidat për anëtar të huaj të saj është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, shkruan Ulqini Online.

Kandidatët tjerë për anëtarët të huaj të Akademisë malazeze, përveç Kadaresë janë: prof. Dr. Ben Lazare Mijušković, filozof (Universiteti Shtetëror i Kalifornisë) dhe prof. Veljko Milutinović, Ph.D., inxhinier elektrik (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Universiteti i Beogradit).

By admini