Në Prishtinë ditën e hënë u organizuan aktivitete me rastin e dyvjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetevendosje Astrit Dehari.
Me këtë rast, në kuadër të aktiviteteve në Prishtinë ishte edhe mjeku nga qyteti i Ulqini Dr. Arlind Lika. Dr. Lika, përndryshe shok studimeve i Astritit ishte i ftuar që të flasë në tribunën ”Dy vjet pa Astritin, padrejtësia vazhdon”, e cila u mbajt te salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
”Astriti na mungon të gjithëve. Momentet e lumtura kthehen në kujtime dhe kujtimet kalojnë në vajtim”, këto ishin disa fjalë të Dr. Likës thënë në këtë tribunë.
Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.
Dehari po mbahej aty si i dyshuar për sulm ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në gusht të vitit 2016. Se sa është e vertetë kjo akuzë tregon fakti se të gjithë të akuzuarit të tjerë sot janë liri.