Nga Beqir SINA – New York
NEW YORK : Faqet e internetit të udhëtimeve ajrore, nëpërmjet axhensive të biletave të udhëtarve, natyrisht që synojn t’ju ofrojnë fluturimet më të mira në dispozicion me kosto më të ulët. Dhe, për shqiptarët nga Amerika, Kanadaja, Australia, dhe Europa, ata ofrojnë dhe kan në krye të listës së tyre edhe fluturimet me kompaninë serbe Air Serbia, të listuara në kategorinë Low Cost ose Cheap flights nga New York – Beograde në Tiranë me Air Serbia .
Por, nëse nuk e keni provuar deri tani një udhëtim të till me aeroplanët e kompanisë Air Serbia, është më mirë që në të ardhmen, mos e provoni – edhe në se do të paguani pak më shumë, por mjafton të jesh paksa më i rehatshem dhe më i sugurt në këtë udhëtim, sidomos për të gjithë ata që udhëtojnë në këtë linjë , nga SHBA për në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni……!
Duhet një provë dhe ju kurrë nuk do të shkoni prapë! me Air Serbia…..!
I sapo kthyer nga një udhëtim të ashtuquajtur me kosto të ulët me kompaninë Air Serbia në linjën New York – Beograd – Tiranë, dhe tani mund t’ju përshkruaj edhe orët e mundimshme, të tmerrit rreth këtij udhëtimi që zgjati më shumë se 11 orë.
Një udhëtim ky që vrehet menjëher se avionët janë të vjetër, dhe kan një shërbim me ushqim të dobët, udhëtim ky që mund të vijë deri te rreziku për jetën, si ky i javes se kaluar dhe që janë si evidentim i asaj që thuhet “udhëtim me kosto më të ulët”, me Air Serbia.
Pra, mendojë se të gjithë ju që keni në planë të udhëtoni me kategorinë e çmimeve të ulta – në Low Cost ose Cheap flights nga New York – Beograd në Tiranë me Air Serbia, duhet të bëni atë që të mendoni pak, se cila është ajo të zgjedhni midis ofertave të mëdha që ofrojn kompanitë pak më të shtrejta, por janë më të rehatshme dhe më të sigurta, apo të rezervoni fluturimin tuaj në disa klikime të shpejta në Air Serbia, në krye të listës me një çmim më të ulët.
Kjo ishte dhe ngjarja që ndodhi me një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që duhej të ishte nisur në mëngjesin e të ejtes në orën 4:10 më datën 1 Nëntor 2018, por u nisë 8 orë me vonesë.
Air Serbia nuk ka mundur të realizojë atë ditë dhe orë nisjen, mbasi si thanë disa punonjës të Aeroportit “Nëna Tereza “ në kryeqytetin shqiptar, “ishte konstatuar nga eukuipazhi serb i aeroplanit një difekt teknik”.
Shkak simbas tyre, u tha se ishte bërë difekti në elikën e djathtë të motorit, ku për pasojë, kishin dalë disa probleme teknike, të pariparueshme në avionin e kompanisë “Air-Serbia” – numri i fluturimiit YU-117, njoftoi “Bota sot” nga Tirana.
Mbasi aeroplani me rreth 70 pasagjer në bord provoi të ngrihej nga pista e aeroportit “Nëna Tereza”, në kohën e duhur njeri nga mottorët u fikë, pa u ngritur, për shkak të problemeve teknike, dhe u desh një avion tjeter i nisur nga Beogradi që të mbrrijë në orën në orën 2 pasdite në aeroportin e kryeqytetit shqiptar Tiranë.
Të gjithë avionët e linjës serbe “Air Serbia” janë të prodhimit të vjetër ishin të mendimit pasagjerët, përfshirë shqiptar dhe të huajt.
Ndërkohë, në mesin e udhëtarve kishte të moshuar , gra dhe fëmijë njoftoi Bota sot, nga Aeroporti “Nëna Terese” në kryeqytetin e shqiptarve Tiranë.