Foto: Zëri i Krajës, facebook

Në disa fotografi që qarkullojnë në internet mund të shihet se në Majen e Rumisë po vazhdojnë përgaditjet për punimet tashmë për ta betonizuar.

Në informacione të siguruara nga faqja në FB, Zëri i Krajës, thuhet se tashmë në Majen e e Rumisë ka sasi të konsiderueshme të thaseve të çementos dhe me rërë që janë bartuar deri atje me ndihmën e kafshëve, shkruan Ulqini Online.

Pas vendosjes ilegale të kishës së metaltë nga Kisha ortodokse serbe, ky duket të jetë sulm në vazhdë të sulemeve në vendin ku prishet më të madhe prishet harmonia ndërfetare por edhe ndërnacionale.

Në lidhje me këtë Shoqata ”Kraja” shpreh shqetsim të thellë lidhur më aktivitetet ilegale të kishës serbe ne malin e Rumisë. Nga kjo shoqatë ftohen organet kompetente të komunes se Tivarit dhe qeverisë malazeze që të nderhyjnë menjeher për parandalimin e ndertimeve ilegale me pretekst uzurpues mbi malin e Rumisë.

”Njekohsisht ftojmë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi që të intervenojnë në organet shterore malazeze që kto punime të ndalen menjeherë. U bejmë thirrje qytetarve shqiptar që të jenë të bashkuar dhe të ngrehin zerin kunder këti akti shemtues dhe njëkohsisht të ruajnë qetësinë dhe to mos bien pre e provokimeve të ndryshme”, përfundon reagimi i kësaj shoqate.

 

Vendosja e kishës metalike në Rumi ka ndodhur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.

Foto: Zëri i Krajës, facebook

Kisha metalike në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikoptereve të ushtrisë së shtetit të athershëm  Serbi dhe Mali i Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, gjë që ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.

By admini