Valldanosi

Ministria e financave të Mali të Zi është duke e shqyrtuar kërkesen e kompanisë “MN invest” nga Nikshiqi e cila do që të shkëmbejë 670 000 m2 në Bogetiq të Nikshqit me të njëjtën sipërfaqe në Valdanos të Ulqinit.

Ministria, sipas Vijestit, i kanë kërkuar pëlqimin Komunës së Ulqinit, por mendim i të cilës nuk do të jetë detyrues gjatë sjelljes së vendimit, shkruan Ulqini Online.

Në lidhje me këtë ish kryetari i Komunës së Ulqinit dhe i pari i Forcës Nazif Cungu ka deklaruar se shkresa e Ministrisë dërguar Komunës së Ulqinit për marrjen e medimit është befasues. Cungu mendon se në të gjithë këtë duhet të ketë ndonjë gabim.

 

By admini