Ilustrim

Nëpërmjet një deklerate për opinon, Zyra e Bashkësisë Shqiptare në Serbi, njofton se, “në Novi Sad janë rrahur pamëshirshëm dy shqiptarë, prëj  të cilëve njëri ka marrë plaga të rënda dhe jeta e tij është në rrezik”.

Sipas televizionit nacional N1, në natën mes të shtunës dhe të dielës në rrugën “Futoska”, afër stacionit të taksive, respektivisht në frontin e “Roulette Gaja” të Novi Sadit, dy të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M, të lindur më 1999, janë sulmuar pa asnjë preteks nga një grup i panjohur prej katër personave, përveç që ata flisnin shqip me njëri-tjetrin, thuhet në deklratën e Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serbi.

Ç. M, ka dëmtime të rënda: frakturë në kokë dhe gjakëderdhje në tru. Për momentin, ai ndodhet në operativën e Qendrëns  Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.

I riu tjetër gjithashtu ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas deklaratës së ZSHS.

ZBSHS thotë se policia po i kërkon intensivisht sulmuesit.

Megjithate ZBSHS falënderon qendrën e Mjeksësisë shëndetësore në Novi Sad në ndërhyrjen e shpejtë, si dhe mbështetjen e dhënë, sidomos ekipin e mjekësisë urgjente të cilët ishin në detyrë, pranë Qendrës Klinike të Vojvodinës.

Apelojmë te autoritetet kompetente për të sjellë autorët e këtij incidenti sa më shpejt të dalin para drejtësisë,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i ZBSHS, Demo Berisha./Lugina-Lajm/

By admini