Nga stërvitjet në Shkollën e sportit në Anë të Malit

Një risi e bukur sportive në Anë të Malit që ka të bëjë për më të vegjëlit. Kështu, kohë më parë në Katërkollë të Anës së Malit, nga data 15 shtator, u hap shkollën e sportit që do të jetë një mundësi më shumë për më të vegjëlit e kësaj ane.

Ne këtë shkollë te drejtë antarsimi kanë të gjithe femijët (djemë dhe vajza) nga mosha 5 vjeç e sipër. Trajnimet mbahen në sallën e shkollës fillore “Bedri Elezaga” ne Katerkolle dhe udhëhiqen nga trajneret Agron Tahiri – profesor i edukimit fizik dhe Edmir Lika – trajner futbolli.

“Aktualisht kemi rreth 20 femijë te anëtarësuar të cilet ndjekin me pasion aktivitetin e tyre ne shkollën tonë, e cila ofron mundësi trajnimi në të gjitha sportet por që deri tani gati te gjithë femijët kanë zgjedhur sportin e futbollit“, kështu tregojnë trajneret, Tahiri dhe Lika.

Vlen për tu theksuar fakti që kjo shkollë u hap në mënyre vullnetare e me forca te veta nga dy trajnerët e lartpërmendur te cilet shprehën shumë të kënaqur me entuziasmin e femijeve dhe te prindërve. Trajneret shprehen qe do ishte e mirseardhur edhe ndihma nga sponzor te ndryshem, institucionet komunale dhe njerez te vullnetit te mire, ndihmë kjo e cila do shërbeje per pajisjen e femijëve me uniformaa, marrjen pjesë ne turne të ndryshem, blerja e topava dhe e mjeteve tjera per trajnim etj.

Në fund trajneret tregojnë se regjistrimet në këtë shkollë akoma vazhdojnë dhe numri i fëmijeve për çdo ditë vjen duke u rritur. Ata apelojnë tek prindërit të cilët akoma nuk i kanë regjistruar fëmijët që këtë ta bëjnë sa më pare në të mire të fëmijëve të tyre.

By admini