Në takimin e inicuar nga nënkryetarja e Komunës H. Gjoni edhe njëherë u fol për angazhimin e të gjitha strukturave në fikjen e zjarri që goditi më 26 shtator ullishtën e Ulqinit. Në këtë takim u fol për për funksionimin e shtabit të emergjencës gjatë tërë atyre ditëve dhe për masat që duhet ndërmarrë komuna që të jetë sa më e përgatitur në raste të tilla apo të ngjashme me këtë, mësohet nga Komuna e Ulqinit, trasnmeton Ulqini Online.
Ishte konstatim i përgjithshëm se sejcili subjekt qoftë i nivelit shtetëror, komunal, Ndërmarrje Publike apo qytetarë, ka dhënë ndihmesë të pakursyer në fikjen e zjarrit. Analizat detale që do të pasojnë nga subjektet përkatës, respektivisht konkluzat e tyre, duhet të inkorporohen në dokumentet e komunës sic janë Planet e Akcionit dhe dokumetet e tjerë dhe të shërbejnë për të ardhmen në situata të tilla.
Shërbimeve përkatëse u mbetet që të vlerësojnë dëmet të cilat padyshim janë të mëdha. Rëndësi e vecantë sipas diskutuesve duhet kushtuar gjithnjë masave perventive, por sic u tha edhe me këtë rast koordinimi i mirë i përbashkët dhe në kohë jep rezultate. Në takim nuk munguan falenderime për skuadrën tonë të zjarrfikësave, për kolegët e tyre, për pjestarët e Ushtrisë, Drejtorinë e sigurisë detare, asaj për situata të jashtëzakonshme, policisë së Ulqinit dhe sherbimeve të ndryshme komunale.
Falenderim iu dha dhe mjeteve të informimit për raportim rreth ngjarjes