Enri për statistikë i Malit të Zi Monstat ka dalur me një deklaratë rreth çmimeve të banesave në ndërtim në qytetet e Malti të Zi.
Sipas këtyre të dhënave mësohet se qyteti i Budvës prin me çmimim mesatar të banesave në ndërtim dhe se ai është 1594€/m2.
Enti në fjalë në një rubrikë të përbashkët jep të dhëna edhe për qytetet e Ulqinit, Rozhajës, Herceg Novit dhe Bijello Poles.
Sipas kësaj mësohet se në Ulqin çmimi mesatar i banesave në ndërtim për vitin 2014 ka qenë 735€/m2.
Duhet shtuar se numri i përgjithshëm i shitjeve të banesave në këto qytete për vitin 2014 ka qenë 29 banesa por pa mundur të mësojmë se sa nga to janë shitur në qytetin e Ulqinit.