Në qytetin e Risanit, në gjirin e Kotorit, në Mal të Zi , gjendet vendbanimi më i njohur i antikitetit ilir në rajon. Në këtë qytet i cili gjendet mes Shkodrës dhe Dubrovnikut, ishte selia ushtarake e mbretëreshës ilire Teuta.
Para disa vitesh në këtë vendbanim kanë nisur gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit “Risinium, vendi i mbretëreshës Teuta”, të cilat nxjerrin në pah zbulime me vlera të mëdha kulturore.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.