Nga Ali Gjeçbritaj

 

Në fillim të vitit shkollor krahas aktiviteteve të rregullta dhe përgatitjeve të rëndomta të trupit arsimor për fillim të mbarë të vitit shkollor të procesit edukativo-arsimor në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Krajë paralelisht u zhvilluan e dhe punime në sanimin e objektit shkollor dhe meremetimin e pullazit të sallës së edukimit fizik sipërfaqa e të cilit i kalon 450 metra katror. Mjetet për sigurimin e materialit për sanimn e pullazit me kohë janë siguruar mga Ministria e arsimit, ndërsa punimet u kryen vullnetarisht nga mësimdhënësit, prindërit e nxënsëve dhe shumë qytëtarë të Krajës, të cilën shprehën dëshirën për të ndihmuar në meremetimin e pullazit të shkollës para se të nisin shirat e vjeshtës në mënyrë që nxënëit të këtij institucioni arsimor orët e edukimit fizik t’i mbajnë në ambjentet e shkollës – brenda në sallë e jo në terenet e hapura. Drejtori i shkollës Beqir Berjashi lidhur me këtë aktivitet shprehet: “Salla e e dukimit fizik është ndërtuar këtu e pesëdhjetë vjetë më parë. Pullazi i saj është amortizua, izolimi i pullazit dhe i sallës në përgjithësi është dëmtaur nga dhëmbi i kohës në përmasa shumë të mëdha , është vjetruar pothuaj çdo segment i mbulojës dhe i izolimin, andaj ka qenë e domosdoshme meremetimi i tërë pullazit dhe izolimi i tij. Njëherit sanimi dhe meremetimi edhe i shumë elementeve tjerë në sallë. Duke iu falenderuar të Ministrisë së arsimit e cila për këtë qëllim ndau një sasi mjetesh si dhe angazhimit të prindërve të nxënësëve të shkollës tonë, mësimdhënsëve, qytetarëve të Krajës etj arrit që brenda një afati të shkurtër prej pesmbëdhetë ditësh synimi jonë u realizua terësisht. Është ky aktivitet i përbashkët i trupim arsimor, prindërëve dhe i shumë vullnetrëve tjerë kranjënë, dashamirë të shollës dhe dijës. Në këtë mënyrë nxënësit tanë kanë mundësi pa kurfarë pengesash ta zhvillojnë mësimin e edukimit fizik në sallën e renovuar dhe bashkohore edhe në stinën e shirave”, përfundon ai.

Përndryshen shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë këtë vit e ndjekin 85 nxënës, dhjetë më pak se një vit më parë. Në klasën e parë nga e gjithë treva e Krajës janë regjistruar vetëm shtatë nxënës. Krahas shkollës qendrore në Ostros ku mësimin e ndejkin 65 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, procesi mësimor edhe në këtë vit shkollor zhvillohet edhe në tri paralele të ndara, të shkollës , paralele këta me shumë klas, pra klasa të kombinuara dhe ate në Bobosht, Arbnesh dhe në Skje. Në këta tri paralele mësimin e ndjekin reth njëzet nxënës. Dy paralale të tilla-paralele të ndara në Kështenjë dhe Ftjan as këtë vit nuk i hapën dyert për fillestarë nga se në këta dy lokalitet nu ka asnjë fëmijë të moshës shkollore. Droja është se edhe ndonjë pralele tjetër mund ta kët këtë fat në një kohë shumë të afërt.

Drejtori, Berjashi poashtu na njohton se edhe këtë vit si edhe tash sa kohë për të gjithë nxënësit udhëtar ësht siguaruar transporti me mjetet e shkollës (tre furgona) në relacinini shtëpi shkollë dhe anasjelltas.

By admini