Nga Dr. Islam LAUKA, diplomat

 

Mbrёmё, nё emisionin “Opinion” tё televizionit Klan, pak orё para takimit me homologun serb Vuҁiҁ, atёherё kur pritej, tё paktёn, njё transparencё minimale mbi pёrmbajtjen e bisedimeve Kosovё-Serbi, Presidenti Thaҁi e bёri edhe mё tё dendur mjegullёn rreth kёsaj ҁёshtjeje. Ai ripёrsёriti qёndrimet e deklaruara prej tij, nё sa e sa konferenca shtypi: jo ndarje, jo shkёmbim territoresh, por vetёm korrigjim kufijsh dhe, si rezultat i kёtij korrigjimi – bashkimi, nё tёrёsi, i Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn.
Pyetjes sё gazetarit, Blendi Fefziu, pёrse do ta nёnshkruante Serbia marrёveshjen pёrfundimtare me Kosovёn, pra ҁfarё do tё marrё ajo nё kёmbim tё Luginёs, Thaҁi iu kundёrpёrgjigj, “Ti ke kasavetin e Serbisё?”
Kjo ёshtё njё metodё tipike e autokratёve dinakё siҁ ёshtё Presidenti rus Putin, pёr t’iu bishtnuar pyetjeve tё drejtuara, duke sulmuar me akuza tё pabaza vetё intervistuesin.
Partitё politike, elitat intelektuale, shoqёria shqiptare, nё pёrgjithёsi, nuk duan qё tё lihen nё terr informativ, sidomos tani qё po diskutohen ҁёshtje kaq jetike, si territori. Ato nuk e kanё kasavetin e Serbisё, por janё tё interesuara qё tё dinё ҁfarё do tё marrin dhe ҁfarё do tё japin, para se tё nёnshkruhet marrёveshja pёrfundimtare me Serbinё. Shqiptarёt duhet tё njihen, paraprakisht, me ҁmimin, tё dinё koston, sa kushton kjo marrёveshje. Qё kushton shumё, kёtё e di mё mirё se kushdo, ThaҁI, sepse e ka thёnё e stёrthёnё, me muaj tё tёrё, nёpёrmjet togfjalёshit, “kompromis i dhimbshёm”.
Nё qoftё se, siҁ deklaron ai, nuk do tё ketё ndarje, as shkёmbim territoresh; nёse Mitrovica, Trepҁa dhe Ujmani do tё mbeten nё pёrbёrje tё Kosovёs; nёse asaj do t’i bashkёngjitet Lugina e Preshevёs, nёse, nё fund tё kёtij procesi, do tё njihet nga Serbia, si shtet i pavarur dhe sovran, atёherё, ky do tё ishte “kompromisi mё i lumtur” pёr tё gjithё shqiptarёt dhe Hashim Thaҁi do tё duhej, menjёherё, tё shpallej hero kombёtar dhe, njёlloj si Skёnderbeut, t’i ngriheshin monumente, nё pёrkujtim tё veprёs sё tij heroike, nё Tiranё, Prishtinё, Tetovё, Preshevё dhe Ulqin.
Nё kёtё rast, do tё ishte plotёsisht i justifikueshёm parashikimi i Vuҁiҁit pёr “kompromis tё dhimbshёm” tё Beogradit, sepse e fituara, nё mёnyrё krejtёsisht tё qartё dhe tё pakundёrshtueshme, do tё ishte Kosova, ndёrsa, e humbura, nё mёnyrё krejtёsisht tё qartё dhe tё pakundёrshtueshme e kёtij procesi, pa diskutim, do tё ishte Serbia.
I pajustifikueshёm do tё mbetej shqetёsimi i Thaҁit, sepse pёrbёn paradoks fakti qё ruajtja e integritetit territorial tё shtetit dhe zgjerimi i tij me 3 komuna, aktualisht nё pёrbёrje tё Serbisё, por tё banuara nga shqiptarёt dhe tё njohura, historikisht, si territore tё tyre, tё konsiderohen prej tij si “kompromis i dhimbshёm”.

Pyetja e munguar mbrёmё ishte: Pёr ҁfarё dhimbjeje flet Thaҁi? Apo, ku i dhemb konkretisht atij? Dhe mё tej, nё emёr tё kujt flet Hashim Thaҁi?
 

By admini