Në iniciativë të Fondacionit  gjerman  Konrad  Adenauer  sot Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, me bashkëpunëtorë  pritën në një takim pune kryetarët e qyteteve të Përmetit, Mallakastrës,Kryetarin e  Shoqatës së  qyteteve të Shqipërisë dhe udhëheqësin e delegacionit  Drejtorin e  zyrës së Fondacionit për Shqipëri Walter Glos, mesohet nga Komuna  e Ulqinit.

Nikoqirët njoftuan mysafirët më përsëafrmi me funksionimin e pushtetit vendorë,fushëveprimin e tij dhe sfidat  me të cilat ballafaqohen. Fondacioni për mysafirët nga Shqipëria ka paraparë takime të ngjashme edhe  në qytetin e Kotorrit dhe Tivarit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave ,njohjes dhe funksionimit të  administratës  dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ajo. Ishte konstatim i përgjithshëm që takime të këtij lloji janë të domosdoshme dhe i kontribuojnë avansimit  të marëdhënijeve ndërmjet vendeve, konformë standarteve  evropiane.

By admini