Nga Bahri Ramadani*

“Në këtë situatë Mirënjohëja e Lumnezit, mendojë se nuk më bën nderë dhe si të till ndjej keqardhje të ia kthej mbrapa Kryeprokurorit të Republikës së Kosoves z Aleksandër Lumezit”

Protestat e organizuara nga organizatat jo qeveritare më 22 Gusht, 2018 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtin, si dhe deklaratat publike të Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Kryeprokurorit të Republikës së Kosovës , kam detyrim si mërgimtar me vendbanim të përkoheshëm në SHBA, dhe e ndiej përgjegjësi morale dhe njerëzore të paraqes opinionin tim personal mbi ngjarjet e fundit me rastin e dorheqjes së prokurorit z Elez Blakaj. Nga viti 2000 jemi munduar që të takojm bashkëvendasit qoft ata me poste partiake apo shtetrore që vinin për çështjen e pavarsimit të Kosoves , dhe nder ata ishte edhe z Ramush Haradinaj, që kam pas rastin dy herë të takoj në vizitat e tij në SHBA. Vendi ku banoj – Karolina e Veriut më mundësoj që ti takoj po thuajse të gjith prokurorët dhe gjykatësit të cilët ishin për magjistratur falë ndihmës së SHBA me programin e bër enkas për puntorët e sistemit gjygjësisë të Republikës së Kosovës. Dhe për këtë mu dha rasti mua dhe disa bashkëatdhetarve të mi në Karolinën e Veriut të takojmë ata që nga grupi i parë dhe gjer ke ai grupi i fundit në Maj 2018. Pra e thën pak më shqip i kam takuar , i njoh dhe më njohin! Natyrisht, se dëshira ishte ne si mergimtar të vizitojm dhe te mbështesim bashkatdhetarët me mundësit që kishim, kur ata vinin në këtë shtet që faktikisht nuk ka pasur shumë shqiptar si në Nju Jork, Nju Xhersi, Detroit, Çikago apo dhe të tjer por që mbas luftës në Kosovë, ka pasur një popullim të madh edhe këtu ku jetojmë ne. Takoheshim dhe shprehëshin mirënjohëje! të ndërsjellta. Unë ne bisedat me ata iu shprehësha se kam deshirë të i mbeshtesim se jemi të nji brumi, e veçmas keni nji respekt të veçant nga unë meqë ata ishin puntor të shtyllës kryesore të një shteti ligjor dhe demokratik – i sapo lindur Neë Born . Takimet dhe bisedat kan qen vllazërore si mërgimtari me bashkëvendasit. Unë në biseda kam shprehur mendimin tim, dhe më kujtohet që iu kam thën se” pas kthimt në Kosovë , nëse ju do të punoni sipas asaj që keni mësuar në SHBA, ndoshta donjëri-ra nga ju do të largohet nga detyra ose do e detyroj që vet të largohet, por e ardhmja e atij-saj do jet më e mirë si dhe do ndryshoj në te mirë të sistemit të drejtësisë dhe ne te mirë të popullit në përgjithësi, ose e dyta veprimi i juaj do jet që të vazhdoni me stilin e së kaluares e cila sdo jet favorizuese për një shtet ligjor dhe demokratik”. Në pushimet e vitit 2017 pata kënaqësin të takohemi s’bashku me prokuror e gjykatës që kan qëndruar në SHBA, dhe në bised te lirë e ceken se të ardhurat e tyre ishin ulur , dhe unë u shpreha me nji gëzim para tyre për uljen e pagave, sepse më bëri përshtypje se jan duke punuar vërtet për shtet ligjor, d.m.th kan prekur interesat e “ peshqëve të mëdhej”, prandaj ata i kan zvogluar edhe “rrjedhën e ujit nga burimi”. Unë këtë rrëfim të tyre e mora, si lloj presioni nga njerëzit e fuqishëm, dhe u shpreha para tyre se po të jem në vendin e tyre, sdo e ndali punën drejt fukcionimit të shtetit që mbi ligj mos të jet asnji, pamvarësisht presioneve të llojllojshëm. Siç i kam në kujtesë bisedat e çdo bashkëvendasi- prokurorëve, e tjer, e kam me këtë rast edhe të z Elez Blakaj i cili më thoshte: “O mësues (kështu më thirrte se unë jam puntor arsimi) – unë do punoj me plot përkushtim që femive, nipave e stërnipave t’ju lëmë shtet ligjor, dhe as kush mbi ligj , se vetëm kështu do kemi nji ardhmëri dhe begati për gjeneratat që do vijn”. Dorëheqja e z Blakaj për mua vertetë nuk është e pa pritur, sepse, nji gjë të till mendoj se ka qen e pritur që të ndodh, dhe ja kjo i ndodhi prokurorit Blakaj e pat per fat për guximin që kishte. Unë kam bindjen se personeli prokurorial do punoj për shtet ligjor dhe demokratik pavarësisht presioneve që mund të ken gjatë punës që kryejn. Këtë ndoshta e kam, sepse kam pasur takime si e ceka më lart po thuajse me të gjith prokurorët dhe gjykatësit që kan magjistrua në SHBA, përfshirë edhe Kryeprokurorin z Aleksandër Lumezi. I cili, me 22 Dhjetor 2017 mua me ka dhënë edhe një mirënjohëje në emër të grupit grupit të gjykatësve dhe prokurorve që magjistruan në SHBA. Gjatë marrjes së kësaj mirënjohje unë me shumë modesti, jam shprehur haptas : ” se unë s’dua mirnjohje, dhe se për mua mirënjohja më e mirë, u thashë se do jet shteti ligjor dhe demokratik, ku mbi ligj mos të jet asnji njeri.” Ja që fatkeqësisht vjen një ditë – de ndiej të shprehem lirisht, se pas gjithë atyre ngjarjeve të fundit, që ndodhën në Republikën e Kosovës me sistemin e drejtësisë, lidhur me statusin e veteranit të UÇK-ës, mbushjen e listave me një numër kaq të madh, shprehem publikisht se kjo mirënjohëje mendojë se nuk më bën nderë dhe si të till ndjej keqardhje të ia kthej mbrapa Kryeprokurorit të Republikës së Kosoves z Aleksandër Lumezit. Dhe, këtë e bëj me ndërgjeje dhe me shpresë sado pak dikush do të preket moralisht, që në Kosovë të triumfoj e drejta dhe të fukncionoj shteti ligjor dhe demokratik, për çka kan kontribue gjenerata të tëra përfshirë edhe ne shqiptarët e Amerikës, që kemi dhënë kontributin tonë të pa çmuar. Të gjithë së bashku jemi për nji shtet ku asnjeri nuk mund të dalë mbi ligjin dhe të gjithë të barabart para ligjit. Kosova të jet vendi ku krimi dhe korrupcioni të luftohet me të gjtiha mjete e mënyrat demokratike e ligjore, të shtetit të lirisë dhe së drejtës. Për këtë asnjëherë sdo jem goj dhe sy mbyllur ndaj të keqes që i behet popullit tim po edhe individve të cilët në forma të ndryshme sulmohen po edhe likujdohen siç kan qenë edhe disa raste fatkeqe në Kosovën e lirë – shtetin e Kosovës. Deklaratat e bëra publike nga individ me përgjegjësi më bejn përshtypje me shumë dilema dhe ???????, Kryeprokurori nji her e nis e lavdron punën e z Blakaj e mandej hudh gur dhe therra mbi punën e tij! i themi ne nga Kosova lindore. Kryeministri me fjalët më denigruese flet për prokurorin e prokuroris speciale, dhe i kërkon raportim, si t’a quajm këte? A nuk është kjo një form e presionit së pushtetarit? Nga ana tjetër del Kryeparlamentari e quan frigacak sepse ka ikur, shtrohet pyetja po nëse z Blakaj te kishte mbetur ne Kosovë cili do ishte fati i tij!? Rastet të cilat kan ndodhur në të kaluarën siç është vjedhja e lëndëve narkotike dhe materjale dëshmuese në dhomën e dëshmive , “vrasjet” apo “vetvrasjet”, Hasanaj, Astriti, rasti Pronto, fryerja e listave të veteranve me qëllim të sigurimit të votave ,më vënë në dyshim se gjygjësori është i kapur nga liderët politik që kryejn fukcione shtetrore. Dhe se kërkesat e protestuesve që të vihet sa më parë vetingu është kërkese që duhet mbështetur nga të gjithë ata që duan shtet ligjor dhe demokratik. Shpresoj se populli do lirohet nga ankthi i heshtjes dhe të filloj realizimin e kërkesave reale nga organizatat jo qeveritare e në veçanti jetsimin e të ashuquajturit vetingu. I cili, do të pastroj shtyllën kryesore për një shtet ligjor dhe demokratik në të mirë të Kosovës, së ardhes së saj europiane, dhe popullit të saj në përgjithësi. Medojë, se të gjith jemi hisedar që të kontribojm në të mirë të Kosovës, shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor për bërë Kosovën ashtu si e deshën ata që luftuan dhe ata që u flijuan. Punët – veprat e mira për ti bër natyrisht që janë të veshtira, por besoj se së bashku do ja dalim në të mirë, dhe Kosova me dhe pa këtë politikan do të bëhet se nuk ka rrugë tjetër. * Veprimtar nga SHBA – i lindur në Muhoc, Malësia e Bujanocit, Kosova Lindore jeton në Karolinën e Veriut

By admini