Portjeri i Manchester Cityt zgjedh Kosovën
Arjanet Muriqi do të jetë pjesë e Përfaqësues së Kosovës në futboll. Ai ka vendosur që të lë Malin e Zi për t’u bërë pjesë e ekipit A të Kosovës.
Muriqi është 20-vjeçar, dhe i gjatë 1.98cm. Ai është shqiptar nga Mali i Zi, i lindur në Zvicër. Ai ka luajtur për grup moshat e Cyrihut para se t’i bashkohej Manchester Cityt. Aktualisht luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021, shkruan kallxo.com.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një komunikate.
“Besoj se Arjaneti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur. Unë besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat”, ka thënë Samir Muriqi.