Kryetari i Kuvendit të Ulqinit z. Ilir Çapuni gjatë tërë javës së kaluar ka qenë i preokupuar dhe mjaft i angazhuar që situata në Shas pas paralajmërimeve të Kishës Ortodokse Serbe për liturgji në Kishën e Shën Gjonit të mos eskalojë dhe të marrë përmasa të padëshiruara. Në këtë mision të tij ai edhe i’a ka arritur qëllimit.
Shumë qytetarë të Anës së Malit përgëzojnë zotin Çapuni për mirësjelljen dhe gjithë aktivizmin e tij gjatë gjithë ditëve që kemi lënë pas. Me një pjekuri të lartë dhe punë të palodhshme, me dhe pranë qytetarëve në çdo moment duke mos harruar që është në krye të detyrës janë vetëm disa element që e përforcojnë mendimin e shumë qytetarëve nga Ana e Malit për punën e mirë të kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Në mënyrë që rasti si i të dieles mos të përsëritet më, z. Çapuni përkrah mendimin që për lokalitetin e Shasit, duke vepruar sipas udhëzimeve të Planit Hapsinor dhe rekomandimeve profesionale, të përcaktohet dedikimi muzeal i tërë lokalitetit.
”Me 4 maj të vitit 2018, gjashtë bashkësitë lokale të Anës së Malit, i u janë drejtuar Kuvendit të Komunës me kërkesën që Kuvendi, duke vepruar sipas udhëzimeve të Planit Hapsinor dhe rekomandimeve profesionale, të përcaktojë dedikimin muzeal të tërë lokalitetit. Në mbledhjen me përfaqësuesit të Bashkësisë Lokale Katërkollë, Shoqatës “Ora”, Këshillit Kombëtar Shqiptar, disa këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës, të përshpejtohet nxjerrja e këtij vendimi ashtuqë të promovohet ky lokalitet muzeor për vlerat që ka dhe ndalet devastimi i lokalitetit së bashku me aktet e njëanshme si kjo e ditë së sotme. Gjithashtu u ra dakort që rethanat dhe pasojat e ngjarjes së sotme të shqyrtohen në seancën e Kuvendit në ditët në vijim”, kështu shkruan ndër të tjera z. Çapuni pas ngjarjes të së dieles në Shas.
Kalaja e Shasit tij gjatë viteve të fundit është bërë atraksion turistik mjaft i njohur në Komunën e Ulqinit dhe numri i vizitorëve që e vizotojnë është mjaft i madh.