Me rastin e festës Islame, Fitër Bajramit, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në emrin tim personal, i dërgoi urimet më të sinqerta Reisit Rifat Fejziq të gjithë zyrtarëve të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të besimit Islam.
Pas një muaji sakrifice dhe përmbajtjeje, uroj që Fitër Bajramin ta prisni me shpirt dhe zemër të pastër, mesazhin e paqes dhe solidaritetit ta përhapni vazhdimisht çdo ditë.
Kjo festë le të jetë edhe një kujtesë për nevojën që të mbizotërojë dashuria, paqa, toleranca dhe besimi mes nesh. Dëshiroj që këtë festë ta kaloni në rrethin e familjes suaj, miqëve dhe njerëzve me qëllim mirë, që gjithmonë t’i përhapni mesazhet e ndriçuara të Fitër Bajramit.
Bajrami është një mundësi ideale për të pajtuar qëndrime të ndryshme, për të shprehur tolerancën dhe për të falur njëri-tjetrin, në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet ndër njerezore pa dallim besimi, ngjyre apo kombësie.
Si paralajmërues i fitorës në sprova, Bajrami vendos drejtpeshimin në mes vlerave materiale dhe shpirtërore, prandaj uroj të gjithëve që kanë agjëruar muajin e Ramazanit që Zoti tu pranoj lutjet dhe agjërimin.
MINISTRI Mehmed Zenka