Për nder të Festës së Bajramit në adresën tona kan arritur urimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika, kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni dhe të subjektit politik Forca e Re Demokratike.
Më poshtë mund ti lexoni urimet.
Urimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajën.
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Bajramit të Madh. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim, dashuri e tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur.
Me respekt,
Kryetari,
Faik Nika
Urimi i kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni
Mu sikur që agjërimi përfundom me iftar, ashtu edhe Ramazani përmbyllet me festen e Bajramit. Me
trup e shpirt të pastër e zemra të gëzuara po futemi në ditët e Bajramit. Gëzimi i festës dhe i
adhurimit të pranuar të ju plotësoftë çdo ditë të jetës tuaj.
Sot më shumë se kurrë më parë kemi nevojë që të vizitojmë njëri tjetrin dhe këto hapa të bekuar për
të shkuar në uresë Bajrami të afërmit, komshinjtë dhe miqtë tanë, t’i bëjme pa pritesë. Janë këta
hapat që do ngjeshin dhe formojnë rrugën e një ardhmërie më të mirë tonën dhe të fëmijëve tanë. Ka
shumë bekime mikëpritja dhe po aq bekime urimi e vizita.
Edhe për këtë festë, një urim i veçantë i shkon vëllëzërve tanë në dijasporë. Përderisa janë larg
vendlindjes,ata nuk e shijojnë Ulqinin dhe përqafimët e të afërmve të tyre në vendlindje, prandaj po i
dërgojmë një urim të veçantë të përmallshëm vëllazëror.
Sinqerisht,
Dr. Ilir Çapuni
Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit
Urimi i Forcës së Re Demokratike
Me dëshirë që Fitër Bajrami të Ju sjell paqë, lumturi, respekt dhe mirëkuptim, Forca e Re Demokratike Ju uron Bajram Sherif Mubarek Olsun.
FORCA E RE DEMOKRATIKE