Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes në profilin e tij në Facebook projektin e rrugës Shëngjin-Velipojë, duke pasur sërish fokusin tek investimet në infrastrukturë.

”Mirëmëngjesi, dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Në video projektin të postuar nga kryeminstri i shqipërisë shikohet edhe lidhja qeë do i bëhet kësaj rruge me qytetin e Ulqinit përmes urës mbi lumin Buna.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155881571466523/

By admini