Festimi i Bajramit në Queens Nju Jork-
Nga Queens New York Beqir SINA
Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens – New York festoi Bajramin e Madh
GLENDALE NEW YORK : Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë amerikan dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.
Sot, ditën e premte më 15 qershor, muslimanët në të gjithë globin fillojnë festimet për Eid al-Fitr, për të shënuar fundin e Ramazanit. Dita Bajramit të Madh – filloi me faljen e Namazit të Sabahut në Xhaminë e Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në qytetin e Queensit – New York.
Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra besimtarët e këtij komuniteti, me gjithë fëmijët e tyre, u drejtuan nga qendra aty ku ndodhet xhamia e tyre në lagjen Glendale – Queens, New York, për të falur Namazin e Bajramit, dhe për të përshëndetur e uruar njëri-tjetrin me rastin e kësaj feste të madhërishme.
Imami Edin Gjoni, filloi programin e Bajramit me recitimin e disa verseteve Kuranore nga Surja Shuara, në të cilën bëhet fjalë për Profetin Ibrahim, shembulli i të cilit ishte më i përmenduri në Hutben e kësaj dite. Recitimi i verseteve Kuranore u pasua me këndimin e tekbireve që ushtonin nga të pranishmit.
Pas faljes së Namazit të Bajramit, Imam Gjoni mbajti ligjëraten e rastit në gjuhën, Shqipe dhe Angleze, ku pasi lartësoi dhe falënderoi Allahun në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të Nju Jorkut, u krye edhe falja e Bajramit nga më shumë se 500 besimtar të cilët i kishin mbushur plot e përlot të tre katet e xhamisë.
Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij – Imam Isuf Bouli dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë.
Imami i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në qytetin e Queensit – New Yorke përfundoi ligjëratën e Bajramit, duke falënderuar anëtaret e këtij komuniteti shqiptarë dhe nga kombësi të ndryshme, për mbështetjen e tyre të madhe rreth projekteve të vazhdueshme të këtij komuniteti dhe i uroi atyre dhe gjithë shqiptarve kudo që janë Gëzuar Bajramin.
Kryetari i Këshillit të kësaj xhamie, Ahmet Vela, N/kryetari i saj Qazim Mustafa, dhe sherbyesi si sekretar i kesaj Xhamije Nazim Hoxhaj, nga Kraja, përcollën edhe mesazhin e tyre duke u lutur që Allahut që t’ja u ketë parnuar sakrificën e agjërimit të këtij muaji të shenjët – 30 ditët e Ramazanit, të gjithë besimitarve: “Urojmë që kjo festë e madhe, e cila erdhi pas Muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë dhe në cdo hap e veprim të jetës sonë, në të mirë të familjeve tona, të afërmve, të shoqërisë dhe në të mirë të kombit shqiptar”.
Fitër Bajrami u festua edhe në Waterbury – Connecticut
Nga Beqir SINA New York
WATERBURY : Sot myslimanët në të gjithë botën festuan Fitër Bajramin. Kjo festë është një ndër më të rëndësishmet për myslimanët dhe shënon fundin e muajit Ramazan.
Gjatë festës së Fitër Bajramit, apo siç ndryshe njihet si Bajrami i Madh, myslimanët mblidhen së bashku, vizitojnë njëri-tjetrin, solidarizohen me të varfërit e të sëmurët. Festa vazhdon për të paktën tre ditë rresht në disa shtete islamike dhe në shtetet me shumicë të konfesionit islam.
Në ora 5 të mëngjesit rrugët që të çojnë për në xhami -“Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan” në Waterbury – Connecticut, ishin të gjallëruara si asnjëher tjeter nga besimtarët musliman shqiptar.
Besmitarët e këtij qyteti që është rritur me numërin e meigrantve shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e Çamërisë, ia kanë mësyrë xhamisë “Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan”, për të falur namazin e Fitër Bajramit. Numri i tyre ishte aq i madh, sa që ndoshta kjo ishte edhe pjesëmarrja më e madhe thanë informacione nga Waterbury – Connecticut,.
Imami i xhamisë, Gazmend Aga , mësohet se ka bërë thirrje që festa e Bajramit të jetë kremte e haromonisë dhe bashkimit mes popullit shqiptar pa dallim feje, festë e një familje të shëndetshme dhe e respektit të duhur nda femrës dhe fëmijve, prindërve tanë.
Më poshtë kemi zjgedhur mesazhin e Imam Gazmend Aga – Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan – Connecticut, SHBA, dhe disa fotografi postuar prej tij ku besmitarët e shumtë shprehin adhurimin e tyre ndaj Zotit dhe festojnë Bajramin e Madh në mënyrat e tyre tradicionale dhe fetare, në xhamin -“Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan” në Waterbury – Connecticut.
Imam Aga thotë se Ramazani mbetet muaji i vëllazërisë, i ribashkimit të zemrave, i faljes së njëri-tjetrit, i lënies mënjanë të mërive.
Ramazani na mësoi të jemi njerëz më të mirë, prindër më të mirë, fëmijë më të mirë, bashkëshortë më të mirë, vëllezër e motra më të mirë, shokë më të mirë, fqinj më të mirë, qytetarë më të mirë.
Ushqeni shpresë dhe besim te mëshira e Zotit, sepse Ai vepron me ju ashtu sikurse ju e njihni Atë. Prandaj ta dini se Zoti është i Dashur, është Mbikqyrës eshte perkrahes ne cdo frymemarrje ne cdo levizje, ne cdo moment.
U bëj thirrje fëmijëve dhe të rinjve që t’ua dinë vlerën prindërve, sepse Allahu e zbret mëshirën pikërisht për nevojën që kanë prindërit; nëse i braktisim prindërit Allahu e ndërpret mëshirën..
Familja nuk është fabrikë për prodhim fëmijësh, përsosmëria e një kombi nis nga foleja familjare, anëtarët e së cilës punojnë per kete qellim. Suksesi në folenë familjare është etapa e parë e suksesit në jetën e përgjithshme. Dhe kjo etapë është e varur nga një martesë e shëndoshë.
Nuk ka superioritet te burrit ndaj gruas … sepse ata janë dy individë që plotësojnë njëri-tjetrin, që sikurse kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, kane edhe të drejta të barabarta ndaj njëri-tjetrit. Prandaj femra duhet trajtuar me respekt e dashuri. Çdo gjë tjetër nuk është prej fesë por prej dogmave dhe zakoneve të këqija. Feja islame i ka dhënë prioritet të veçantë femrës për shkak të delikatesës dhe mungesës së dhënies të vendit që meriton përherë. Nuk mund të jetë besimtar i mirë ai që dhunon femrën, bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij.
U bëj thirrje myslimanëve t’i shkollojnë fëmijët dhe t’i edukojnë duke mos i lënë kurrë në mëshirë të fatit të fanatizmave, veseve dhe problemeve sociale.
“Kush dëshiron mirëqenie në këtë botë, le të mësojë; kush dëshiron paqë në botën tjetër, edhe ai le të mësojë; kush dëshiron të dy botat, le të merret me shkencë.”
Të jetojmë duke e ndarë lumturinë me njëri-tjetrin dhe do gëzojme me shumë siguri dhe e shijojmë më shumë lumturinë. U bëj thirrje të gjithë të pasurve ta ndajnë bukën me fqinjin dhe të varfërin se do ta gëzojne e s’do varfërohen kurrë.
Thote Muhamedi a.s. “Ai që nuk bëhet i mëshirshëm ndaj njerëzve, nuk do ta mëshirojë Allahu”.
Myslimani duhet të perpiqet në jete; të mos ketë zili të pasurit dhe të mos synojë pasurimin me rrugë të shkurtra që jane të paligjshme dhe s’kanë kënaqësinë e Zotit, por të punojnë me vendosmëri dhe përkushtim..
Këto janë disa nga veprat që do na bënin të kuptonim Bajramin e vërtetë;
Bajrami i vërtetë per ne është të jetojmë sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike, larg veseve dhe gjynaheve duke bërë çdo lloj përpjekje në këtë drejtim dhe Ramazani ishte mundësi e artë për ta frenuar veten ndaj të këqijave.
Profeti thotë se nuk mund të hyni ne xhenet pa besuar e nuk mund të besoni pa dashur njëri- tjetrin. Por kjo kërkon mund, vendosmëri, kërkon vazhdueshmëri me syun e nijetit per të kontribuar.
Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi, falenderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithwësi. Nuk mund të flasim për bajram të vërtetë nëse i kthehemi të keqes me të keqe, idhnimit me idhnim, thashethemit me thashethem.
Thotë Zoti në Kur’an: “E kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet Ai nuk i do zullumqarët”. (Esh-Shura, 40).
Gjithashtu Ai thotë: Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë”. (Fussilet, 34-35).
Që Bajrami të ketë kuptim e të mund ta shijojmë atë, ne si besimtarë duhet të reflektojmë mbi përgjegjësitë tona, të trokasim në derën e pendesës, të flakim nga shpirti ynë urrejtjen, xhelozinë, smirën, armiqësinë, të triumfojmë mbi dëshirat e egos dhe me sjelljet dhe veprat tona të fitojmë mëshirën dhe faljen.
O i Dashur, dhurues i dashurisë, furnizoji zemrat tona me dashuri e mëshirë! Pastroji zemrat tona nga urrejtja, smira, xhelozia, armiqësia dhe çdo e keqe! O Zot, dhuroi vendit tonë paqe, begati e mirësi dhe mbroje nga çdo rrezik e fatkeqësi!
O Zot, dhuroji botës paqe e qetësi!
Gëzuar Fitër Bajramin, Zoti e bekoftë dhe begatoftë vendin dhe kombin tonë! ka përfunduar mesazhin e tij Imam Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan – Connecticut, SHBA
Falja e Namazit të Fitr Bajramit në Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island
Nga Beqir SINA – New York
Më 15 qershor , Xhamia “Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare” në Staten Island – Nju Jork, hapi dyret e saj, në orët e hershme të mengjezit qysh në orën 4:30 simbas kohës lokale, pas thirrjes së Ezanit të Sabahut, ku falja e namazit të Sabahut nisi më 5:10 të mëngjesit të sotëm, kurse namazi i Fitr Bajarmit u fal në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm.
Ligjeratat e rastit i mbajtën udhëheqësit shpirtëror ; Dr. Dhulkarneijn Vardari, President i Qendres Islame Kulturore Shqiptare si dhe Imam Ferid Bedrolli sekretari i Qendres, kurse ligjeratën dhe mesazhin e Fitr Bajramit e dha Dr. Tahir Kukaj, i cili njëhereshit është edhe Nën President i kësaj qendre.
Dr. Dhulakarnin Vardari gjatë lijgeratës së tij, u ndal në mirenjohjen që besimtarët duhet tregojn ndaj dhuntive të Zotit, gjatë muajit të Ramazanit dhe agjerimit, që ishin një dhunti e madhe për të gjithë besimtarët ta ai.
“Ibadetet-adhurimet ne Islam kan për qellim të farkojnë kalibër të njerëzve që punojnë për të mirën e njerëzimit pa dallim race dhe feje. Pejgamberi ynë Muhamedi a.s. na mëson se më miri se si njeriu është ai që sjell dobi më se shumti njerëzve”, tha gjatë lijgeratës së tij – Dr. Dhulakarnin Vardari.
Kurse, Imam Ferd Bedrolli, u ndal në raportin e mardhanieve ndër familjarë dhe shoqërore.
“ Muaji i Ramazanit dhe festa e Fitr Bajramit, tha ai është një rast shumë i mirë i përmirësimit të mardhanieve tona si dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit e rrespektit me të gjithë.”
Të dy ligjeruesit theksuan se QIKSH se shpejti do filloj me projektin e ri të qendres me ndërtesën e re, që të do jetë një qender multi-funksionale, shkollë e lartë – highschool si dhe Gym area për rinin, si dhe disa salla me qëllim përdorimi nga komuniteti ynë për raste e evenimente të ndryshme shoqërore, gëzime dhe hidhërime.
Ndërsa mesazhi i Fitr Bajramit, qe u dha nga Dr. Tahir Kukaj, Nën/President i kësaj qendre të madhe islame në zonën e Tri-Shteshit, kishte të bëjë rreth natyrës së festave në Islam.
Ai tha se : “Allahu Ekber është fjalë me kuptim të gjerë dhe esencial në jetën e besimtarit. Kjo fjalë është shpresdhënëse dhe inspiruese për çdo gjë të mirë dhe progresive. Por, që fatkeqësisht, kjo shprehje aq sa e mirë është deformuar nga të ashtu quajturit grupe “islame” që kan deformuar imazhin e vertetë të Islamit dhe të Muslimaneve, në të gjithë botën.”
Nuk është e rastësishtme kjo dukuri tha Dr. Kukaj, duke ju drejtuar vëllezërve e motrave, musliman, : “Ne muslimanët madhërojmë vetëm Allahun- Zotin, Krijuesin e botërave e asnjë njeri tjetër. Ne respektojmë të gjithë njerëzit pa dallim racave dhe feje, dhe gjinie, por në rastin e festës Fitr Bajram e urban Bajram ne madhërojm vetëm Krijuesin duke theksuar se ne këto festa lutemi për Pejgamberin as. ashtu sikur lutemi për veten tonë, dhe mbarë njerëzimin.”
Duke folur për këtë muaj të madhërishëm Dr. Kukaj, iu drejtua besimtarëve duke thënë : “Të nderuar vëllezër, e motra musliman, sot ndihemi krenarë për punën – adhurmiet që kemi bërë brenda muajit të Ramazanit. Gjatë Ramazanit ne kemi kultivuar shumë vlera esenciale për mirëqenjen tonë dhe të njerëzimit. Kemi forcuar besimin në Krijuesin e e Gjithësisë, por edhe besimin në vlerat universale e njerëzore, që është mëshira, mirësia dhe humanizmi. Kemi përforcuar sinqeritetin si vyrtyte, që e kemi çelnikosur gjatë një muaji të Ramzanit. Lutem që këto vyrtyte të na ndihmojnëe të jemi njerëz të denjë për të paraqitur vlerat e vërteta të Islamit, që reflektojnë mirë në jetën tonë dhe të tjereve. Lutem që besimtarët që kanë agjeruar Ramaznin ta ruajanë forcën dhe energjinë e besimit, që kanë perfitur gjatë Ramazanit, dhe të mos përfundoj kjo energji me rastin e përfundimit të 30 ditëtëve të agjerimit. Të festuarit në Islam ka karakter human dhe familjar, ashtu sikur nuk mund të jemi frutëdhënës të vetmuar, nuk mund të festohet në mënyrë të vetmuar dhe larg familjeve si rezulate i ndonjë keqkuptimi apo hidhërimi. Sot është ditë pajtimi dhe familje, sot është ditë shprese dhe bujarie.”
Dr. Tahir Kukaj, Nën/President i kësaj qendre un lut që të gjithë besimtarev që të ndihmonin të gjithë ata që munden dhe të ripërtrinin marrëdhaniet mes njëri tjetrit.
“Sot, po ashtu falenderojmë Zotin për vendin tonë, ku jetojm dhe lutemi për prosperitetin e këtij vendi të mrekullueshem, lutje për herë bëjmë për vendelindjet tona, për paqe mirësi dhe stabilitet si dhe për mbarë njerëzimin” tha Imam Tahir Kukaj.
Lutje përmbyllese të namazit të Fitr Bajramit dhanë edhe Imam Ymer Musa profesor pran Shkollës Islme Miraxh ne Staten Island dhe Imam të tjer.