Komuna-UlqinNumri i të punësuarve në të gjitha komunat në Mal të Zi, prej shtatorit të vitit 2013 deri në shtator 2014, është rritur për 474 veta dhe tash ky numër është 11778, edhe përkundër borxheve prej 350 milion euro të vetqeverisjeve lokale.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave, më së shumti punonjës të ri janë punësuar në komunën e Ulqinit, 175 veta. Pastaj vjen komuna e Beranës me 118, Plevla me 82 dhe Podgprica me 77 veta, shkruan Vikend Novine.

Sipas të njëjtit burim mësohet se punësimet më të mëdha janë në komunat ku janë mbajtur zgjedhjet lokale.

By admini

2 thoughts on “Në punësime prin komuna e Ulqinit – 175 veta të punësuar brenda një viti”
  1. Po ne institutcionin Fatmir Gjeka . A doni pune urnoni por pare mos kerkoni.

Comments are closed.