Per vizitë ne komunen e Gucise me daten 6 shkurt 2015 ishte ambasadori i Austrisë i akredituar ne Podgorice Johan Froilih. Qellimi i vizities pos tjerash kishte te bënte edhe për riaktualiziminin e ndertimit te minihidrocentralit ne Vuthaj me kapacitet prodhimi te energjis prej 4MW, investitor i te cilit eshte kompanija austriake Energy Eastern Europe.
Sebashku me ambasadorin Johan Froilih ishte edhe pronari i kompanis austriake Energy Eastern Europe.
Duhet te theksojm se ky projet eshte aktaulizuar dhe i është dhënë leja në mënyrë arbitrare pa rrespektaur vullnetin e banorve në Vuthaj nga qeverija e Malit te Zi.
Po ashtu theksojm se po per kete ceshtje Fondacioni Plave Guci aso kohe pat bere nje Peticion ONLINE me rreth 700 nenshkrime kunder ndertimit te ketij minihidrocentrali, peticion qe i ishte dorzuar kompanise investitore.
Kunder ndertimit te minihidrocentralit aso kohe ishin edhe subjektet politike shqiptare ne Plave Guci.
Po lidhur me kete projket ne vitin 2011 kishte reaguar ashper edhe shoqata e jone Fondcioni Plave Guci;
Deklaratë
Kryesija e Fondacionit Plavë Guci ne mbledhjen e dates 8 Maj2011 shqyrtoj gjendjen e krijuar ne Plavë Guci dhe ne vecanti u fokusua lidhur me projektin e ndërtimit te mini hidrocentralit në Vuthaj. Lidhur me këtë projekt kryesija vendosi të dal me një deklarat publike për opinjonin e gjërë
Duke u bazuar në informacionet zyrtare që kemi pranuar nga perfaqesuesit e subjekteve politik ne vendlindje
Duke u bazura në informacionet të marra nga mediat
Duke u bazuar në kontaktet me familaret tonë në vëndlindje
Ne kryesija e Fondacionit Plavë Guci përkrahim vullnetin e partive politike shqipetare te Plavë Gucis, përkrahim vullnetin e Vuthjanve dhe shprehim qendimin tonë të qart se realizimi i këti projekti është i pa deshirura dhe jemi kunder relizimit të tijë. Nje projket i till demton pasurit natyrore te Vuthajve dhe humb orgjinalitetin e pamjeve pitoreske të Gerles dhe ujvares që jan pasuri qe natyra na i ka dhuruar e ne duhet të i ruejm me gjelozi . Cdo tentativ për të mos rrespektuar vullnetin e banorave vendas pra Vuthjanve është e destinuar për të deshtuar dhe se imponimi i eger i vullnetit te dikuj tjeter ndaj tyre është nje provokim i rrezikshem qe nuk do e tolerojm.
New York
18 Maj 2011
Fondacioni Plavë Guci