Udhëheqësit e CEDIS-it qëndruan në Ulqin

Kryetari  Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  patën një takim  me Drejtorin Ekzekutiv të CEDIS-it Zoran Gjukanoviq ,ku edhe njëherë  u fol për  përfundimin e  punimeve për vënijen në funksion të  trafostacionit 35kw në Pinjesh dhe instalimin e disa  trafostacioneve te tjerë në Fushë të Ulqinit, Gjerana dhe Shtoj.

Kryetari Cungu dhe Sekretari Mustafë Gorana  patën vërejtje të shumta në adresë të atij që zhvillon punimet në terren. Ata thanë se  punimet  janë jo cilësore, rrugët janë dëmtuar dukshëm,dhe ende nuk  janë asfaltuar, dhe se  në disa vende ka dhe prishje te tubacioneve, mësohet nga Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Nga ana tjetër  përfaqësuesit e CEDIS-it kërkuan dhe  një muaj  afat për vazhdimin e punëve me mbikqyrje   me qëllim që cdo gjë të kryhet dhe të vihet në funskion sa më parë. Edhe ata  kishin vërejtje në kryesin e punimeve ,por sipas tyre tashmë është tepër vonë  për tu përcaktuar për diken tjetër dhe se kanë  marë premtime  që  cdo gjë do të shkojë sipas planit. Me këtë rast luten qytetarët që të kenë mirëkuptim  dhe durim ,pasi sic u tha me instalimet e reja, cilesia e rrymës do të jetë dukshëm më e mirë.CEDISI kishte përgatitur dokumentacionet e duhura  për montime të  trafostacioneve dhe ndërhyrjeve të reja në disa lagje  dhe  u la që komuna  ti dalë në ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit  me qëllim të përshpejtimit të punës.

Kryetari Cungu edhe njëherë insistojë që banorëve të Fushës së Ulqinit tu dilet në ndihmë , ashtu dhe pronarëve të plazheve tu përmirësohet cilësia e furnizimit, ndërkohë që Sekretari Gorana , theks  të vecantë pati në ndricimin publik,  vecmas mbi urën në afërsi të hotelit Otrant por edhe në disa lagje të tjera ku për momentin  janë të ckycura.Ai kërkoi që tu dilet në ndihmë qytetarëve.Ata morën premtime nga ana e përfaqësuesve të CEDISIT  se do ti plotësojnë këta kërkesa konformë rregullave.

Edhe në takimin e sotëm palët u dakorduan që të përshpejtohet me  kryerjen e punimeve me qëllim të rrespektimit të afatit, kur punimet duhet të ndërpriten  respektivisht deri  me 15 qershorë.

By admini