Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendeve kulturore-historike 2018

Muzeu i Ulqinit shënon Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendeve kulturore- historike më 18 Prill 2018.

Tema e caktuar prej ICOMOS (Këshilli ndërkombëtar i monumenteve dhe siteve) për Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve 2018 është:

TRASHËGIMIA PËR GJENERATAT.

ICOMOS për qellimin e temës së caktuar për vitin 2018 vë në dukje se ndarja e tregimeve dhe mbartja e njohurive mes gjeneratave është një hap vendimtar në zhvillimin kulturor. Kalimi i njohurive ndër gjenerata gjeneron shkëmbime pasuruese të cilat përmes angazhimit të të rinjve në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore sjell dinamizimin e aktiviteteve për trashëgiminë.

Për shënimin e kësaj date Muzeu i Ulqinit ka përgaditur prezantimin e monumenteve më nxënës të shkollave , të rinj dhe vizitorët – Prezantimin e monumenteve të kompleksit të Muzeut të Ulqinit.

Aktiviteti do të zgjasë nga ora 09:00h deri në orën 18:00h.

Jeni të mirëpritur

By admini