Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune Drejtorin e Drejtorisë për  cështje të inspeksionit Alija Koshuta dhe ndihmësen e tij  Vishnja Orban. Fillimisht kryetari Cungu i njoftoi me përgatitjet që po bëhen për  sezonin turistik,paralajmërimet  që vijnë për një sezonë të sukseshme dhe kërkoi nga ta ndihmë me qëllim të mirëvajtjes së punëve. Në takim u tha se nga 11 qershori  shërbimet e inspeksionit të kësaj Drejtorie do te jenë të vendosur në hotelin Albatros,ndërsa një përfaqësues do të marë pjesë rregullisht në  mbledhjet e këshillit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik. shkruan Ulqini Online.

Siç mësohet nga Komuna e Ulqinit, me ligjin e ri  të turizmit, mjaft nga kompetencat  tani kanë kaluar në ingjirencë të policisë komunale rrespektivisht pushtetit vendore, andaj dhe theksi i vecantë në takim u vu në  vjeljen e taksë banimit dhe paraqitjen e mysafirëve. Mbetet që në këtë drejtim të bisedohet ende  të caktohen ekipet dhe  grupet që do të veprojnë në terren dhe të kërkohet dhe ndihma e Ministrisë së turizmit. Edhe takimi i sotëm nuk kaloi pa u ndalur tek zhurma,tek ceshtja e lypsave, kafshëve  endacake,  dilerat, taksistët ilegal, stërshitesit etj, probleme këto që përsëriten nga viti në vit. Fitohet bindja se për  shumë nga to sikur kompetencat nuk janë të definuara, andaj përgjegjesia duhet kërkuar nga njëri organ në tjetrin. Por, kryetari Cungu insistoi në një koordinim të përbashkët të të gjithë organeve me qëllim të arritjes së sukseseve të dëshiruara.

By admini