Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj një natë më parë ishte i ftuar në emisionin Rubikon të Kohavisionit në Kosovë.

Ndër shumë tema që u trajtuan ai foli edhe për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Mal të Zi. Kreyministri kosovar lavdëron pretendentin për postin e presidentit të Malit të Zi Millo Gjuaknoviq.

Haradinaj në këtë intervistë thotë se ai do ta votonte Gjukanoviqin për president të Malit të Zi dhe në këtë mënyrë të drejtpërdrejtë apelonte edhe te shqiptarët që jetojnë në këto treva që të bëjnë të njëjtën gjë.

Pjesa e intervistës që kishte të bënte me këtë temë mund ta gjeni nga minuti 50:40 deri në 52:28.

By admini