Shkruan: Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin
Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, pa perspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale. Përfaqësuesit kryesor të këtij mjedisi me qëndrimet e veta kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë, përshkallëzoi edhe më shumë krizën në qeverisjen lokale .
Po bëhen dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe ende pa qëndrim zyrtar për formimin e përbërjës së re të pushtetit vendor. Moskrijimi i institucioneve të reja, bartë me vehte ngecje në zhvillimin ekonomik. Situata politike reflekton kornizën e përgjithshme për gjendjen e krijuar. Mirëpo, edhe më parë, me muaj apo vite të tëra, për arsye politike, të një ngërçi politik, pushteti aktual në Ulqin nuk funksionoi ashtu si duhej dhe askush me arsye të shëndoshë nuk thotë se ka përpjekje për të tejkaluar këtë krizë. Askush nuk merr guximin e duhur, të pranojë fajësinë, apo të tërhiqet nga pozita që ai mbulon. Por, përkundrazi, gjithnjë këmbëngulin dhe mbajnë peng politikën, vetëm e vetëm për të qenë i pari,duke shprehur etjën për pushtet.! Situata jostabile që po e përcjell Ulqinin për vite me radhë, po shkakton dëme të pariparueshme. Andaj, nga kjo k a t r a h u r ë , më së shumti e pësojnë qytetarët, në veçanti të punësuarit në komunë dhe në ndërmarrjet publike, ku themeluese është Komuna e Ulqinit.
Edhe përkundër kësaj, më parë, pushteti lokal në Ulqin drejtohej nga koalicioni i gjërë, i “fortë”me diktim nga Podgorica, me ndërmjetësimin e PDS-it,( Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit ),por, që në start të punës, u ndi i pafuqishëm, nuk iu bëri “ fajde“. Ai trashëgoi raporte të këqija, me një trend jo të mirë politik. Në tërë këtë situatë, emërues i përbashkët i gjithë kësaj, padyshim, është politika kryeneçe.
Përfaqësuesit kryesor të këtij mjedisi me qëndrime të tyre kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur, duke krijuar krizë ekonomike, politike dhe krizë institucionale. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë përshkallëzoi edhe më shumë krizën në qeverisjen lokale. Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shëndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për qytetarët e saj. Pushtetarët tanë, sillen sikur jemi në një situatë krejtë normale dhe se në Ulqin nuk po ndodhë asgjë.!
Jemi dëshmitarë të situatën së krijuar në këtë mjedis. Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, pa përspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë vetëm disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë dhe dukshëm po reflektohet në mire[qenien e popullatë. Komuna e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike, ku themelues është pushteti vendor, janë duke përjetuar ditët e tyre më të errëta. Po përballemi me grahmën e fundit. Problemet financiare janë tejet të mëdha. Ato dita-ditës po rëndojnë mbi kurrizin e të punësuarëve.Të gjitha këto kalojnë në heshtje, pa marrë kush përgjegjësinë e duhur. Në ndërmarrjet publike, pagat e të punësuarve nuk u janë paguar prej 5 deri më 18 mauj. As në komunë situata nuk është aspak më e mirë. U bënë 5 muaj që pagat nuk u janë paguar, duke mos i llogaritur këtu kontributet të cilat janë vite me radhë pa u paguar, si për punonjësit e komunës, ashtu edhe në ndërmarrjet publike. Madje,këtu hyjnë edhe borxhet e tejra të akumuluara nga vitet e shkuara dhe ato çdo ditë po rriten. Theksojmë edhe këtë se deri, më 31 mars të këtij viti, është në fuqi vendimi për financim të përkohshëm të Komunës së Ulqinit.
Atëherë, ç’farë t’i thëmi kësaj.? Kjo është pasqyra e pushtetit aktual ?!…Të thuash se gjendja është katastrofike është pak. Kjo është vetëm një çmenduri e llojit të vet.! Fitohet bindja se askush nga pushtetarët tanë nuk e “ çanë “ kokën për situatën e krijuar dhe me paturpësinë më të madhe paraqitën sikur çdo gjë është në rregull dhe normale. E vërteta është, së të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur, por përgjegjësitë ndahen sipas pozitave. Por, kjo nuk është e veçanta. Nuk është hera e parë që këtij mjedisi i mungon një organizim i mirëfilltë. Nisur nga përvoja disavjeçare, fitohet bindja se këtij mjdisi, ende i mungon një strategji se si t’i qasemi realizimit të objektivave tona.
Formimi i qeverisjes lokale duhet të jetë sa më i shpejtë, por mendja po me shkon aty ku nuk dua !
Edhe pas zgjedhjeve lokale, të 4 shkurtit të këtij viti, krerët e politikës shqiptare edhe përkundër asaj që i kanë numërat e duhur për të drejtuar pushtetin e ri në Ulqin, serish t i m o n i n e mban PDS-i ( Partia Demokratike e Socialistëve ). Krerët e politikës shqiptare, gjithnjë shkojnë me avazin e vjetër, kërkojnë “shpëtimin”të PDS-i, kështu, duke vrapuar se kush është më i “fortë “ më i “dashur” dhe më afër DPS-it. Andaj, me keqardhje, por fitohet bindja se shqiptarët mund të bëjnë aleancë me cilatdo parti të tjera, por mes veti jo !. Çuditërisht !.Është për të ardhur keq !. Krerët e politikës shqiptare të këtij mjedisi janë fajtorët kryesorë për të gjithë këtë që po ndodhë, ku kostoja do të jetë tepër e latë dhe humbja e dhimbshme.
Krerët e politikës, duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur ?
Këtu, faktori politik shqiptar mban përgjëgjësinë e duhur për qasjen e problemeve madhore. Krerët e politikës duhet të jenë më të përgjëgjshëm, më të matur në veprime, e jo të jenë vetëm dekor.! Ulqini edhe ashtu, është me normën më të ultë të zhvillimit në shkallë republike. Andaj, për ta ndryshuar këtë situatë, kërkohen masa urgjente. Nëse nuk bëhen reformat rrënjësor në politikën ekzistuese, në kuptimin e mirë të fjalës dhe nëse nuk funksionon mbrojtja dhe të nxitjes së zhvillimit vendor, atëherë, në fakt, ekonomia e Ulqinit është drejtë shkatërrimit. Anija do të fundoset.
Ju politikanë që po mbani peng zhvillimin e këtij mjedisi, të keni kujdesin e duhur, se problemet nuk zgjidhen me deklerata dhe kumtesa publike, e as me rikompozim të pushtetit, por me reforma e aksione të veprimit konkret, duke iu dhënë shans të rinjve, duke rritur zhvillimin ekonomik, duke hapur vende të reja pune, duke ulë papunësinë dhe hapur perspektiva të reja.
Ju zotërinj të politikës, MJAFT MË .! Mjaft me politikën shterpë !
Ju zotërij të politikës shqiptare, nëse nuk rreshtoheni në shërbim të vendit, nëse nuk i anashkaloni huqet dhe inatet personale, nëse nuk jeni të gatshëm t’i shtrini dorën e bashkëpunimit njëri-tjetrit, atëherë, M J A F T .! Mjaft më, se bëhet e tepërt. Besoj se s’keni çfarë të thoni, as çfarë te jepni më tepër.I keni shterur dhe konsumuar të gjitha veprimet. Mendoj së shansi i vetëm, për të shpetuar nga kjo situatë kaotike dhe mëkatet, mbetet, vetëm akti më moral, të z b r i t n i nga politika. Tëhiquni dhe kthehuni shtëpisë, familjes e biznesit Tuaj. Lëshoni radhën të tjerëve, atyre që mendojnë ndryshe, atyre që kanë dëshirë dhe vizion për zhvillimin dhe perspektiven e këtij mjedisi. Thëm këtë, ngase jeni të provuar mjaft. Mjaft keni konsumuar një politikë shterpe. Jo që s’keni sjellur zhvillim dhe perspektivë këtij vendi, por keni sjellur përçarje, neveri dhe varfëri të skajshme .
Deri të ky vlerësim, kemi ardhur duke parë se qeverisja lokale nuk ka strategjinë e duhur, nuk ka vizon për një zhvillim të mirëfilltë, thënë shkurt, nuk shohim një perspektivë ekonomike të vendit .
Ju zotërinj të politikës, në të kundërtën,do të merrni ndëshkimin e popullit, do të jeni të humbur.! Të humbur nga se e keni shkelur besimin e popullit dhe besimi i popullit është i rëndë, është i madh.Të vret .! Andaj, mos harroni se pasuria më e madhe që mund të fitoni nga populli, është besimi i tij ndaj jush. Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbasni shumë shpejt. Ai që humbë besimin e popullit, i ka humbur të gjitha. Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet, duke qenë të zhveshur nga pasionet dhe veset e liga ; nga karierizmi, lakmia për pasuri dhe etja për pushtet. Populli,tek udhëheqësit e vet, vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre. Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli. Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë, ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat, qëllimet dhe synimet e tij,duke u bërë figurë integruese për popullin e vet. Akademik, Rexhep Qosja, në një shkrim të tij të publikuar kohë më parë, mes të tjerave shkruan :” Njeriu peshon dhe vlersohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon…”