Ulqini nikoqir i aktiviteteve ndërkombëtare sportive
Për nder të Ditës së Ulqinit janë duke u përgatitur një sërë aktivitetesh sportive të nivelit ndërkombëtar. Ska dyshim që aktiviteti më i rënësishëm do të jetë Dejvis kup që do të tubojë tenisierë të nivelit botërorë e që do të zhvillohet nga data 2- 8 prill. Pikërisht për atë se si janë duke shkuar përgatitjet per këtë aktivitet u bë fjalë në takimin e inicuar nga kryetari Nazif Cungu e ku ishin ftuar të gjithë subjektet që direkt apo indirekt mund te japin ndihmesën e tyre, mësohet nga Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Për kryetarin Cungu të gjithë këta aktivitete do të jenë në shërbim edhe të ofertes turistike, pasi gjate ditëve te fillimprillit ka paralajmerime per ardhjen e një numri të madh të mysafirëve. Ndërkaq ,Kryetari i Lidhjes së tenisit të Malit të Zi, Dimitrije Rashoviq, organizimin e një aktiviteti të këtyre pëmasave sic është Dejvis kup e cilësoi mburrje për Malin e Zi ,Ulqinin e ne vecanti për ekipin e tenisit Belvi si nikoqir. Ai edhe me këtë rast nënvizoi se Klubi i tenisit Belvi , jo pa qëllim është zgjedhur nikoqir,ky klub nënvizoi ai me punën e deritanishme ka dëshmuar se me sukses të plotë din të organizojë aktivitete sportive të nivelit të lartë botërorë.
Të gjithë të pranishmit e takimit shprehën gadishmëri për marrjen e obligimeve me qëllim që cdo gjë të jetë gati për fillimin e këtij aktiviteti që përvec sportistëve do të tuboje, adhurues të sportit, dilomatë, gazetarë dhe mysafirë të shumtë.