Në Prishtinë dje dhe pardje u mbajt takimi dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit. Në këtë takim ka ra në sy mungesa e kryetarit të Ulqinit, Nazif Cungu. Komunën e Ulqinit në këtë takim e ka përfaqësuar nënkryetari i saj Arian Murati.

Nuk dihet shkaku i mungesës së Cungut në këtë takim. Në takimin e parë të mbajtur në Tiranë, Cungu ishte prezent.

Takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit

Më 16 dhe 17 shkurt në Prishtinë, u mbajt takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, ku u diskutua kryesisht për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Secila Komunë/Bashki, përmes përfaqësuesve të vet, prezantoi ide të ndryshme për Qytetin e Gjelbër, ide këto që çojnë tek zotimeve të përbashkëta për hapa konkret drejt zhvillimit të qyteteve më të pastra, të shëndetshme dhe të sigurta për qytetarët, mësohet nga Komuna e Prishtinës.

Delegacioneve në këtë konferencë iu prinë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi; Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi; Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka; Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari; Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati; Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj; si dhe nikoqiri, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë takim po ashtu u diskutua për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën e funksionimit të këtij Unioni, i cili qendrën do ta ketë në Tiranë, por do të përfshijë brenda vetes gjithnjë e më shumë Komuna/Bashki shqiptare të rajonit.

By admini