Komisioni shtetëror zgjedhor para disa ditëve kishte vendosur që dy vendvotime në Komunën e Ulqinit të shkojnë në rivotim për shkak të parregullsive. Dy vendvotimet në të cilat sot po votohet janë: qendra e votimit me numër 13 në Shkollën fillore në Darzë dhe qendra e votimit me numër 34 në Ndermarrjen publike komunale.
Nëse i referohemi daljes deri në orën 17, mund të vërehet një tendence me e lartë e daljes në këto votime. Kështu në zgjedhjet e 4 shkurtit deri në ora 17 kishin dalur 43,7% e votuesve kurse sot në të njëjtën orë kjo dalje është afër 52,6% e tyre. që i bie rreth 8,9% më shumë.
Numri i votuesve në këto dy vendvotime është 1243 ndërsa në zgjedhjet e 4 shkurtit kanë dalur në votime 704 veta.
1243 vota, sa është numri i votuesve në këtë dy qedra, mund të bëjnë ndryshime në rezultatin përfundimtar zgjedhor.