Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në vend që të jetë arbitër objektiv, bëhet palë në zgjedhje duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Hedhja poshtë e vendimeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve po ashtu poshtëron punën e këtij komisioni dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e tij, kështu shkruan ndër të tjera gazetari dhe analisti politik Ismet Kallaba në shkrimin ”Përsëritja e zgjedhjeve komprometon procesin zgjedhor” për të përjavshmen Koha Javore.
Z. Kallaba më tutje shtone se, vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të anuluar vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ulqin, me të cilin Forcës së Re Demokratike i merret një mandat i këshilltarit duke ia dhënë atë Partisë Boshnjake, si dhe anulimi i vendimit tjetër të KKZ-së në Ulqin dhe miratimi i vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime, njollos procesin zgjedhor në Ulqin.