Klinika dentare ”Llolla Dent” pas një lajmi të publikuar dje në portale të ndryshme ka dalur me një deklaratë pët shtyp.
Deklaratën nga kjo klinikë mund ta lexoni të plotë më poshtë
DEKLARATË PËR SHTYP
Të nderuar/a,
Në vijim të publikimit të artikullit në portalet mediatike, me fotografinë e klinikës dentare „Llolla Dent“ dhe të anëtarëve të familjes së Dr Reshit Llollës, e cila në dukje përmban mesazh politik, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik që „Llolla Dent“ që në themelim qëndron në shërbim të qytetarëve të Malit të Zi, me qëllim përmbushjen e misionit human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, bazuar në shkencë dhe ndërgjegje, e në asnjë rast për promovimin e programeve të partive politike.
Kryesimin e nismës për prezantimin e turizmit dentar në qytetin e Ulqinit, “Llolla Dent” e bën në përputhje me faktin që është klinika dhe laboratori detarë më bashkëkohor në teritorin e Ulqinit, që punon me profesionalizëm dhe ofron gamë të gjërë të shërbimeve dentare. Ndërkaq, nisma humanitare për ofrim falas të të gjitha shërbimeve personave jetim nën 21. vjeç, është një prej aksioneve të ngjashme që klinika jonë zhvillon në shenjë solidariteti për kategoritë sociale.
Falendërojmë pa përjashtim të gjithë qytetarët që mbështesin nismat dhe kontributin për përmirësimin e shëndetit dhe të kujdesit social, duke theksuar mungesën e ngjyrimeve politike në punën dhe kontributin e „Llolla Dent“.
Me respekt,
Klinika dentare “Llolla Dent”