Fatos Beqiraj, është nderuar me plaketë nga Federata e Futbollit të Malit të Zi.
Në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit, Beqiraj është nderuar për një të arritur të veçantë – për zhvillimin e 50 ndeshjeve me përfaqësuese të Malit të Zi, shkruan Koha Ditore.
Për 50 ndeshje me fanellë të përfaqësueses, Federata e Malit të Zi ndan plaketë për “jubile të artë”.
Beqiraj 29-vjeçar ka fiks 50 ndeshje për Malin e Zi. Në këto ndeshje ka shënuar nëntë gola. Ai për Malin e Zi luan prej vitit 2009, ndërsa aktualisht është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në përfaqësuese.
I pari është Elsad Zverotiq që ka 61 ndeshje. Por sulmuesi pejan synon të kalojë atë në listën e lojtarëve me më së shumti ndeshje në histori të përfaqësueses së Malit të Zi