Mbrëmë KK URA Ulqin mbajti koktejin e Vitit të Ri, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë, miq, përfaqësues të medias dhe sektorit civil, thuhet në një kumtesë nga ky subjekt politik.

 

 

Kryetari i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, përshëndeti të ftuarit duke uruar festat dhe deklaroi se viti 2017 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Këshillin Komunal, dhe se URA është gati për zgjedhje lokale.

 

“Kemi përgatitur programin konkret për 16 fusha të ndryshme, që qytetaret mundë ti shohin këtu https://ura-ulqin.jimdosite.com/.   por më e rëndësishmja është që URA ofron kuadro të rinjë. Ofron intelektualë të panjollosur që e duan qytetin e tyre, të cilët janë të gatshëm të investojnë njohurinë, kreativitetin dhe energjinë e tyre në përpjekje për ta bërë Ulqinin përsëri ashtu siç e meriton – qendra rajonale e turizmit! Kemi gjithçka që i nevojitet një qyteti për t’u bërë qyteti më i begatë në vend. Pas ndryshimeve që do vijnë në shkurt, fillojmë  në realizimin e këtij misioni,” tha ai.

 

Pjesëmarrësve u drejtua edhe personi që e ka krijuar fushatën #URApërUlqin, drejtori i Odës së Artizanatit dhe Shoqatës së hoteljerve në Mal të Zi Boris Margjonoviq.

“Jam kthyer për ta ndihmuar qytetin tim. Jemi të vendosur të fitojmë, të tregojmë se mund të bëhet më mirë. Kemi përgaditur një program fitues, të cilin të gjithë ne duhet ta promovojmë së bashku. Të gjithë ata që ja dëshirojnë të miren Ulqinit do t’i pranojnë këto zgjidhje si bazë për zhvillimin e ardhshëm, “tha Margjnoviq.

 

Fushata e URA-ës në Ulqin ka filluar më 25 dhjetor, dhe për fushatë janë planifikuar shumë aktivitete. LQ URA ditët në vijim do ta dorëzojë listën e zgjedhjeve me titull “URA për Ulqin – Ulqini gjeneratave të reja”!

By admini