Isa-mustafaNga sot Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Mustafa ka thënë se Jabllanovic nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar por nuk ka bërë me dije nëse e ka shkarkuar atë apo ka dhënë dorëheqje.

Mustafa nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, njoftojnë mediat kosovare.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka folur edhe për tema tjera.

Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë.

Javës së kaluar në Kosovë kishte pasur protesta të fuqishme të organizuara nga opozita për largimin e Jabllanoviqit por edhe për Trepçën gjëgjësisht kërkesen që ajo të jetë pronë shtetrore.

By admini