Koha e ligë që ka mbizotruar në Ulqin nuk ka kaluar pa pasoja.

Në orët e drekës të ditës së enjte qyteti ka qenë pothuajse i bllokuar nga numri i madh i automjeteve që nu kishin mundësi lëvizje në asnjë drejtim për shkak të ujërave të shumta por edhe punimeve që po kryhen në qendër të qytetit.

Një situatë aspak të lakmueshme ka kaluar vozitësi i një automjeti i cili nga ujërat e shumta ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën ”Nënë Tereza” në afërsi të lokalit ”Idea” në qendër të qytetit. Nga fotografia që na ka dërguar një kalimitar i rastit shihet se aksidenti duhet të ketë kaluar pa pasoja të mëdha.

 

By admini