Raporti i qeverisë të Malit të Zi mbi përfaqësimin e pakicave në organet shtetërore tregon mungesën e shqiptarëve në administratë.
Sipas këtij raporti shqiptarët në organet dhe institucionet shtetërore përbëjnë vetëm 1,3 për qind të punësuar, gjë që dëshmon diskriminimin ndaj shqiptarëve.
Kjo është gati katër herë më pak krahasuar me numrin e përgjithëm të shqiptarëve dhe për gjysmë më pak nga numri i të punësuarve në këto organe katër vite më parë, transmeton malesia.org.
Siç shkruan “Vijesti”, Shqiptarë momentalisht nuk ka në ministritë e kulturës, shkencës, komunikacionit dhe shëndetësisë.
Interesant është fakti që malazezët edhe pse sipas regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi (2011), përbëjnë vetëm 45 për qind të popullsisë në Mal t Zi, ata përbëjnë 80 për qind e të punësuarve në administratën shtetërore.
KEJO STATISTIK TREGON SE PER SHQIPTARET MALI I ZI NUK ESHTE SHTET I TYRE.
Illyricum – Shteti asht i joni, por pushteti malazez nuk na trajton si qytetar te barabart. Derisa, Plave-Guci, Malesi, Kraje, Ulqin etj., te jene nen shtetin malazez, fatkeqsisht ky asht shteti jone!