Këmbanat e kishës filluan të binin që herët në mëngjez.E Hëna e datës 23 Tetor 2017 do të mbahet mend për shume vite e do të kujtohet gjithmonë nga brezat që do të vijnë si një ditë e dhimbshme.
Shumë shpejt lajmi i hidhur pushtoi komunitetin shqiptar të Michiganit.Dhimbja dhe dëshpërimi u përhapën shpejt dhe lotët e njerëzve filluan të rrithnin pa pushim.E pabesueshme ,por e vërtetë,njeriu që për më shumë se dy dekada ishte kujdesur për mijera e mijera pacientë ,që u kishte kthyer atyre shëndetin, u kishte shpëtuar jetën,papritur vetë biri i këtij komuniteti Dr. Zef Prela Lucaj ndërron jetë në moshë të re 52 vjecare.
Si pjesëtar i këtij komuniteti,si drejtor i ALBTVUSA-s, por edhe si pacient i Dr.Zef Lucaj ndjej obligimin që në nder të tij të shkruaj këto rreshta.
Dr.Zef Lucaj e kam njojtur para 18 viteve.Takimet e para i kam patur në disa aktivitete që komuniteti shqiptar i Michiganit zhvillonte në ate kohë.Më vone si unë ashtu edhe familja ime u bëmë edhe pacjentë të klinikës së tij.
Dr.Zef Lucaj ka lindur në fshatin Delaj të Trieshit Malësia e Madhe më 5 Mars të vitit 1965.Në vitin 1973 gjyshi i tij Kol Paloka Lucaj me familje,së bashku me një pjesë të fisit Lucaj, lenë Malësinë dhe emigrojnë në Michigan të Sheteve të Bashkuara të Amerikës ku jetojnë edhe sot.I ndjeri Zef kur erdhi në Michigan ishte 8 vjec.Pasi kaloi vështirësitë e para të emigracionit si; gjuhën, kulturën etj,falë edhe mbështetjes të vazhdueshme të familjes, por edhe vetë intelektit të zhvilluar të tij, dëshirës për të studiuar,kreu me rezultate të shkëlqyera të gjitha nivelet e shkollës dhe në vitin 1996 mbaroi një nga universitetet më prestigjoze të mjekësisë në Michigan “Wayne State University Medical School M.D.,PH.D.”
Komuniteti shqiptar i Amerikës dhe vecanërisht Malesia në emigracion krenohet me fisin e Lucajve pasi krahës ruajtjes të traditave më të mira shqiptare,janë integruar shumë shpejt në jetën demokratike amerikane duke u shquar për shkollim,dituri dhe investim intelektual ku krahës profesioneve të ndryshme të fituara nga Lucajt në Universitetet Amerikane, në fisin e Lucajve në brezin e të ndjerit Zef dhe në vazhdim,spikat profesioni i mjekut.
Nga ky fis që rrënjët i ka nga Delajt e Trieshit të Malësisë së Madhe,të Trieshit që ka lindur dhe rritur intelektual,personalitete të shquara si në vëndlindje ashtu dhe në emigracion ka dalë edhe plejada e 7 doktorëve,Dr.Robert Lucaj MD -Nuclear Medicinë,Dr.John Lucaj MD-Director of Cafrdiology Research,Dr.Kola Dushaj MD-Internal Medicinë,Dr.Simon Lucaj MD- Psychiatry,Dr Bernette Lucaj MD-Psychiatry,Dr.Elizabeth Lucaj MD-Psychiatri dhe shumë e shumë Lucaj të rinjë që janë duke studiuar në rrugën për t’u bërë doktorë. Ky është një sukses i madh për vetë ata,për familjet e tyre një nder dhe nevojë për Malësinë,por edhe një vlerë për mbarë komunitetin shqiptar dhe shoqërinë në përgjithësi.
Doktor Zef Luca studimet universitare i mbaroi me rezultate të shkëlqyera,po kështu shkëlqeu edhe në punën e tij si doctor në Spitalin Hanry Ford në Macomb Michigan në fushën e Neurologjisë.Shumë shpejtë ai do të ishte në 10 doktorët më të sukseshëm të këtij spitali.Unë kam patur rastin të dëgjoj me veshët e mi fjalët dhe opinionet e shkëlqyera që kishin kolegët për Dr.Zefin.Cilitdo t’i drejtoheshe ,e t’i përmëndje emrin e Dr.Lucës në spital ,fytyra do t’i buzëqeshte, ndalonin dhe mbasi bënin pyetjen rutinë -cfarë e ke doktorin?, të gjithë të ndihmonin sikur të ishte vetë doctor Zefi.Të gjithve na bie rasti të kemi halle dhe kur ato i ke peshojnë, por kur i kalon ato harrohen,por Dr.Zef Lucaj kurrë nuk harrohet,kurrë.Këto ndihma e mirësi të përfituara nga prezenca e Dr.Lucës në këtë spital i kemi provuar të gjithë ne shqiptarët ,pasi si unë edhe shumë shqiptarë të tjerë në komunitetin e Michiganit kemi patur rastin të jemi pacientë të Dr.Lucaj jo vetëm në spitale, por edhe në klinikën e tij.
Dr.Zef Lucaj ishte me plot kuptimin e fjalës doctor,profesionist i nivelit të lartë,kishtë një komunikim të ëmbël ,e jetonte botën e brëndshme dhe dhimbjen e pacientit,ishte i prirur të bënte maksimumin e më të miren për pacientët, ishte i durueshëm, i qetë, të jepte këshilla,kurajo dhe shpresë.Me sjelljen e tij të bënte të harroje dhimbjen. Në komunitetin shqiptar Dr.Zef Lucaj do të shquhej për shërbimin e tij dhe do të mbahet mënd nga të gjithë si doctor i shqiptareve.
Edukimi familjar,traditat shqiptare,studimet dhe kontaktet me boten e zhvilluar e kishin formuar Ate Doktor të vertetë.Ishte i respektuar,i sjellshëm,i kujdesshëm,ishte i dashur dhe shumë human, gojë ëmbël dhe i pa përtuar për të gjithë pacientëtë e në vecanti për bashkëatdhetarët e tij.E përjetonte emigrimin, gjente kohë të fliste për hallet dhe problemet shqiptare si këtu dhe në vëndlindje.Autoriteti prestigjoz dhe fama e madhe që fitoi si doctor,nuk e shkëputën nga realiteti i ambjentit ku doctor Luca jetoj. Për qindra e qindra shqiptarë hallexhinj që nuk flisnin anglisht,që nuk kishin inshurencë e mundësi ekonomike Klinika e Dr.Zef Prela Lucaj ka qënë bujare si ” Shtepia e Malesorit “.
Krijimi i emrit të mirë te Dr.Zef Lucaj nuk ishte vetëm në planin profesional,pasi Zefi në radhë të parë ishte një njeri i mirë,ishte një fëmijë,një djalë i përkryer,një bashkëshort dhe baba i devotshëm, model,besonte tek Zoti dhe familjarisht shkonte cdo javë në Kishë.Ishte shok dhe mik i mirë.Merrte pjesë në aktivitetet e komunitetit,ishte shumë human, donacionet e tij nuk kane menguar asnjëherë në Michigan dhe në vendlindje.
Dr.Zef Luca u nda nga jeta në moshë të re,duke lënë në pikëllim të thellë familjen e tij të mbrekullueshme,bashkeshorten Vicky bijë në Shkrelaj,djemtë Nicholas 18 vjec dhe Anthony 14 jec ,vajzën Angelina 9 vjec, prindërit Prela dhe Terez ,Vëllain Rrok dhe mbarë vllazërinë Lucaj.Ndarrja nga jeta e Dr.Zef Lucaj është një dhimbje e humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, për fisin Lucaj ,por edhe për mbarë komunitetin shqiptar të Michiganit të cilët e donin dhe e respektonin aq shumë.Doktori në komunitetin Shqiptar ishte dhe është një shëmbull i mirë,një model që duhet ndjekur nga breast e rinj nga përmbajtja, por asnjëherë nga fati.
Vdekja e parakoshme e Dr.Zef Lucaj për ne shqiptarët e Michiganit do të ndihet gjatë e cila për nga nevoja i përngjan vdekjes të doctor Luk Gjokaj në Malesi.
Të gjjithë shqiptarëve do na mungojë Doktori ,ndërsa ” Thesarit të Malësisë” ju shkëput një gur i artë me emrin Zef Lucaj.
Zoti e forcoftë dhe e ndihmoftë familjen e tij.
Shpirti i të ndjerit Zef u preftë në Parris.
Michigan 23 Tetor 2017
*Drejtori ALBTVUSA-s