Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, marrveshja e dhënies me qira e një pjese të pasurisë së Rivierës së Ulqinit ka hasur në komente pozitive të qytetarëve të këtij qyteti.
“Unë shpresoj se do të përmbahen të gjitha kushtet që janë paraqitur dhe që Ulqini dhe Riviera e Ulqinit në këtë mënyrë do të iniciojnë zhvillimin e cilësisë së turizmit, për të arritur lavdinë që dikur kjo komunë kishte kur ajo ishte brend i krejt e turizmit të Malit të Zi. Sekretariatet komunale janë angazhuar tashmë në plotësimin e kërkesave që nga ne kërkuan qiramarrësit, që kanë të bëjnë me marrëveshjen e licencimit për të gjithë zonën e kompleksit që parashikon modernizimin e ofertës së hoteleve Belvi dhe Olimpik”, ka thënë Cungu për gazeten DN.

Ai me tej theksoi se si kryetar i komunës është angazhuar për problemet e punonjësve në Rivieren e Ulqinit.
“I’u kam thënë qiramarrësve se Komuna e Ulqinit është e gatshme që më vonë të angazhohet rreth fuqisë punëtore në mënyrë që sa më shumë qytetarë tanë të punësohen ëka edhe është një nga prioritetet tona. Me hyrjen përsëri të operatorit TUI, i cili në vitet 80-ta ishte partner në realizimin e akomodimit, dhe me investimet që pasojnë Ulqini do të ketë një ofertë turistike cilësore që do të sjellë përsëri turistë nga tregjet e huaja. Vetëm me këtë fakt, ekonomisë ulqinake do ti hapën shanse të reja”, tha Cungu.

By admini